OSSH, investim për rrjetin energjetik në Lezhë - Synohet përmirësim i furnizimit me energji

Drejtoria Rajonale e OSSH Shkodër ka shpallur hapjen e garës për lidhje unazore për fiderat 18 dhe 19, n/stacioni 110/20/10 kv Lezhë.
Sipas dokumentit, më konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e një lidhjeje të re mes dy linjave kryesore të energjisë, në nënstacionin elektrik të Lezhës, me një fond të parashikuar prej rreth 37 milionë e 304 mijë lekësh.
Ky investim synon të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe të rrisë sigurinë e rrjetit, duke bërë të mundur që energjia të shpërndahet më mirë dhe të shmangen ndërprerjet në raste defektesh apo ngarkesash të larta.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, të gjitha pajisjet që do të përdoren në këtë projekt do të jenë të cilësisë së lartë në përmbushje me standardet ndërkombëtare. Për më tepër pajisjet do të jenë të qëndrueshme, duke përballuar ngarkesat, si dhe duke funksionuar pa probleme edhe në kushte të ndryshme klimatike.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe elementëve mbrojtës, të cilët shërbejnë për të parandaluar dëmtimet në rrjet. Sipas dokumentit, këto pjesë do të jenë të forta, të qëndrueshme ndaj kushteve të ambientit dhe të mos konsumohen shpejt. Gjithashtu, ato do të reagojnë në kohën e duhur në rast të problemeve, duke ndërprerë qarkullimin e energjisë për të shmangur dëmtime më të mëdha.
Kjo ndërhyrje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe bizneset e zonës, pasi lidhja e re do të krijojë mundësi alternative për shpërndarjen e energjisë në rast problemesh në njërën prej linjave ekzistuese dhe në këtë mënyrë, do të reduktohen ndërprerjet.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës energjetike dhe modernizimit të rrjetit elektrik në veri të vendi, si dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe bizneset.
Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Eksportet në mars arritën 88 milionë euro, importet 651 milionë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, që tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti......
Kur do të rimëkëmbet prodhimi i naftës? - Goldman Sachs: Brenda pak muajsh pas rihapjes së Hormuzit
Prodhimi i naftës në Gjirin Persik, i kufizuar ndjeshëm nga konflikti i Iranit, mund të rimëkëmbet brenda pak muajsh pasi Ngushtica e Hormuzit të rihapet......
Shkëputja nga tronditjet e karburanteve fosile - Energjia elektrike e Evropës u bë 25% më e lirë falë diellit dhe erës
Ndërsa Evropa përballet me një krizë energjetike për shkak të tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile, investimet në burimet e rinovueshme kanë......
Si po ndryshon lufta mënyrën se si udhëtojnë evropianët? - Tensionet e shtuara gjeopolitike po ndryshojnë prioritetet
Titujt kryesorë të lajmeve për udhëtime në të gjithë Evropën janë dominuar nga efektet e tensioneve që përfshijnë Iranin, nga anulimet e fluturimeve deri te......
Alarm për karburantin e avionëve - Linjat ajrore rrisin biletat deri në 20%
United Airlines dhe Lufthansa janë ndër linjat ajrore kryesore që po shqyrtojnë rritjen e çmimeve të biletave dhe anulimet e mundshme të fluturimeve për......
Pentagoni shqyrton largimin e Spanjës nga NATO - Mendohet për ndëshkime të aleatëve që nuk mbështetën luftën në Iran
Një email i brendshëm i Pentagonit zbulon opsionet që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë për të ndëshkuar aleatët e NATO-s, të cilët nuk kanë ofruar......
Diplomacia Ekonomike, ministri Ferit Hoxha takim me Unionin e Biznesmenëve Grekë
Potenciali për bashkëpunim ekonomik me Shqipërisë dhe Greqisë mbetet i madh dhe mundësitë janë të shumta. Ky është vlerësimi që bën ministri i jashtëm Ferit......
Emergjenca ekonomike e Evropës
Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......



