Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Eksportet në mars arritën 88 milionë euro, importet 651 milionë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, që tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti në 563,5 milionë euro, me rritje vjetore prej 5,2%. Eksportet mbulojnë importet me 13,6%.
Eksportet në këtë muaj arritën në 88,4 milionë euro, ndërsa importet 651,8 milionë euro. Sipas ASK-së, në muajin mars 2026, tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë u karakterizua nga rritje e aktivitetit ekonomik, por edhe nga vazhdimi i dallimit të madh ndërmjet eksporteve dhe importeve.
Të dhënat tregojnë se vendi vazhdon të importojë shumë më tepër sesa eksporton, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e deficitit tregtar. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rritje e eksporteve.
Sa i përket strukturës së eksporteve, pjesëmarrjen më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 26,2%. Pas tyre renditen plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 12,4%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,1%, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8,3%, si dhe tekstili dhe artikujt prej tekstili me 8,2%.
Në anën tjetër, importet dominohen nga produktet minerale me 14,5%, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 14,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10,6%, mjetet e transportit me 10,6%, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 10%.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 29,3 milionë euro ose 33,2% të totalit, me rritje prej 12,9%. Partnerët kryesorë ishin Gjermania me 10%, Italia me 3,8% dhe Holanda me 2,9%.
Importet nga vendet e Bashkimit Evropian arritën në 284,1 milionë euro ose 43,6% të totalit, me rritje prej 14,1%. Pjesëmarrjen më të lartë e kishin Gjermania me 13,5%, Italia me 4,5% dhe Polonia me 3,4%.
Sa i përket vendeve të CEFTA-s, eksportet arritën në 40,8 milionë euro, ose 46,2% të totalit, me rritje prej 21,8%. Partnerët kryesorë ishin Maqedonia e Veriut me 16,2%, Shqipëria me 14,2%, Serbia me 8,8% dhe Mali i Zi me 5,2%.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 78,1 milionë euro, ose 12% të totalit, duke shënuar rënie prej 23,1%. Pjesëmarrjen më të madhe e kishin Shqipëria me 3,8%, Maqedonia e Veriut me 3,6% dhe Serbia me 3,3%.
Kur do të rimëkëmbet prodhimi i naftës? - Goldman Sachs: Brenda pak muajsh pas rihapjes së Hormuzit
Prodhimi i naftës në Gjirin Persik, i kufizuar ndjeshëm nga konflikti i Iranit, mund të rimëkëmbet brenda pak muajsh pasi Ngushtica e Hormuzit të rihapet......
Shkëputja nga tronditjet e karburanteve fosile - Energjia elektrike e Evropës u bë 25% më e lirë falë diellit dhe erës
Ndërsa Evropa përballet me një krizë energjetike për shkak të tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile, investimet në burimet e rinovueshme kanë......
Si po ndryshon lufta mënyrën se si udhëtojnë evropianët? - Tensionet e shtuara gjeopolitike po ndryshojnë prioritetet
Titujt kryesorë të lajmeve për udhëtime në të gjithë Evropën janë dominuar nga efektet e tensioneve që përfshijnë Iranin, nga anulimet e fluturimeve deri te......
Alarm për karburantin e avionëve - Linjat ajrore rrisin biletat deri në 20%
United Airlines dhe Lufthansa janë ndër linjat ajrore kryesore që po shqyrtojnë rritjen e çmimeve të biletave dhe anulimet e mundshme të fluturimeve për......
Pentagoni shqyrton largimin e Spanjës nga NATO - Mendohet për ndëshkime të aleatëve që nuk mbështetën luftën në Iran
Një email i brendshëm i Pentagonit zbulon opsionet që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë për të ndëshkuar aleatët e NATO-s, të cilët nuk kanë ofruar......
Diplomacia Ekonomike, ministri Ferit Hoxha takim me Unionin e Biznesmenëve Grekë
Potenciali për bashkëpunim ekonomik me Shqipërisë dhe Greqisë mbetet i madh dhe mundësitë janë të shumta. Ky është vlerësimi që bën ministri i jashtëm Ferit......
Emergjenca ekonomike e Evropës
Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......
Procesi i rivlerësimit të pronave, Malaj: Nuk ka asnjë bllokim, po vijohet me ritme të larta
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një interpelance në Kuvend i ka dhënë përgjigje pyetjeve sa i përket procesit të rivlerësimit të pasurive të......



