Shqipëria Postuar më 27 Maj 2026, 21:37

DIVA 2025, Tatimet nisin procedurat e rimbursimit për 34.263 përfitues

Nga SCAN TV

DIVA 2025, Tatimet nisin procedurat e rimbursimit për 34.263 përfitues

Në një njoftim në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar nisjen e procedurës së rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Në njoftimin e tatimeve thuhet:

Nis rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues.

Lehtësi fiskale që mbështet familjet dhe qytetarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat