Energjia diellore u rrit me 44%/ 3-mujori, INSTAT: Centralet fotovoltaike prodhuan 254 gWh, 7% e totalit

Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli u rrit gjatë 3-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se centralet fotovoltaike prodhuan 254 gWh energji elektrike, nga 176 gWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 44%.
Sipas bilancit të energjisë elektrike, kjo kategori përfaqësoi rreth 7% të prodhimit neto vendas gjatë 3-mujorit të parë të vitit, në një periudhë kur prodhimi total vendas arriti në 3.647 gWh.
Rritja vjen në një kohë kur energjia diellore po zgjerohet me ritme të shpejta në vend. Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se numri i centraleve fotovoltaike është rritur nga vetëm 10 në vitin 2020 në 53 në vitin 2025, ndërsa kapacitetet e instaluara janë zgjeruar nga 21 MW në 631 MW në të njëjtën periudhë.
Zgjerimi i kapaciteteve ka sjellë edhe një rritje të ndjeshme të prodhimit. Nga rreth 32 mijë mWh energji të prodhuara nga centralet fotovoltaike në vitin 2020, prodhimi ka arritur në mbi 832 mijë mWh në vitin 2025, duke reflektuar rritjen e investimeve në energjinë diellore dhe hyrjen në operim të projekteve të reja.
Megjithatë, rritja e shpejtë e prodhimit po sjell edhe sfida të reja për sistemin energjetik. Disa prej projekteve më të mëdha fotovoltaike kanë nisur të kërkojnë integrimin e sistemeve të magazinimit të energjisë, me qëllim ruajtjen e energjisë së prodhuar gjatë orëve me diell dhe përdorimin e saj në momentet e pikut të konsumit.
BE përcakton kriteret përmbyllëse për “Themeloret”/ Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian
Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të negociatave të anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1......
Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri? Topuzi: Komentet online po zëvendësojnë reklamat tradicionale
Pushuesit nuk zgjedhin më një hotel vetëm nga yjet apo reklamat. Në epokën dixhitale, janë komentet dhe vlerësimet online ato që po përcaktojnë suksesin ose......
Yield-i i bonove 12-mujore ngjitet në 2.57%/ Regjistrohet niveli më i lartë në muajt e fundit, qeveria rrit financimin
Yield-et e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan një tjetër rritje në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar një......
OSSH modernizon rrjetin elektrik në Orikum Plazh/ Synohet furnizim i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje
Drejtoria Rajonale e OSSH Vlorë ka shpallur hapjen e garës për një investim në rrjetin energjetik të zonës së Orikumit. Projekti parashikon zhvillimin e......
Kush përfiton nga fondi 52 milionë euro në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më 26 Qershor
Fermerët kanë nisur nga aplikimet për masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi. Por kush përfiton dhe cilat janë kriteret......
1.04 mld lekë për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hekurudha planifikon tenderin për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen
Hekurudha Shqiptare ka planifikuar hapjen e një tjetër tenderi për linjën Tiranë – Durrës – Rinas, këtë herë për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen e......
Rriten shitjet e makinave në Evropë/ Konsumatorët blenë më shumë automjete elektrike dhe hibride
Shitjet e makinave në Evropë u rritën për të tretin muaj radhazi në prill, ndërsa konsumatorët vazhduan të blejnë më shumë modele elektrike dhe hibride.......
Zvicra, drejt një tjetër referendumi/ Votimi, për të kufizuar popullsisë deri në 10 milionë banorë
Më 14 qershor, Zvicra do të votojë për të kufizuar popullsinë në 10 milionë. Me numrin tashmë mbi 9.1 milionë, migrimi vjetor do të duhet të ulet të paktën......



