670 milionë euro në skemën e pensioneve// 4-mujori, rritje me 1,535 në një dekadë. Faktorët që kanë ndikuar

Të punësuarit në vend kanë derdhur afro 66.8 miliardë leke apo rreth 670 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Viti 2025 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga ky zë kanë u realizuan në masën 102.8% të planit për katërmujorin 2026.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Prill 2026, janë arkëtuar afro 7.4 miliardë lekë apo 74 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 12.5%.
Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 153% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 26.4 miliardë lekë.
Ndërsa vetëm në muajin Prill 2026 janë 18.4 miliardë lekë të mbledhura apo 2.8 miliardë lekë më shumë.
Faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë janë disa. Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, ndjekur dhe nga sektori privat, duke bërë që paga mesatare në vend të rritet ndjeshëm duke arritur në nivelin e afro 1 mijë euro në muaj dhe si rrjedhim dhe pagesa e punonjësve për sigurime.
E dyta lidhet me reformën antiinformalitet, fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.
Po ashtu, vendosja e pagave reference përgjatë këtij viti në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe mjekësia, kanë sjellë një efekt direkt në rritjen e kontributeve dhe shëndoshjen e skemës.
Nga ana tjetër rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 50 mijë lekë nga muaji Janar kanë ndikuar në këtë drejtim.
Një faktor tjetër lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri përgjatë vitit 2024 si dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 13.950 lekë në muaj.
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin/ Spahiu: Njerëzit të reflektojnë më shumë për njëri-tjetrin
Besimtarët Myslimanë festuan këtë të mërkurë Kurban Bajramin, festën e dytë më të rëndësishme të kalendarit islam. Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në......
Energjia diellore u rrit me 44%/ 3-mujori, INSTAT: Centralet fotovoltaike prodhuan 254 gWh, 7% e totalit
Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli u rrit gjatë 3-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e......
BE përcakton kriteret përmbyllëse për “Themeloret”/ Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian
Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të negociatave të anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1......
Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri? Topuzi: Komentet online po zëvendësojnë reklamat tradicionale
Pushuesit nuk zgjedhin më një hotel vetëm nga yjet apo reklamat. Në epokën dixhitale, janë komentet dhe vlerësimet online ato që po përcaktojnë suksesin ose......
Yield-i i bonove 12-mujore ngjitet në 2.57%/ Regjistrohet niveli më i lartë në muajt e fundit, qeveria rrit financimin
Yield-et e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan një tjetër rritje në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar një......
OSSH modernizon rrjetin elektrik në Orikum Plazh/ Synohet furnizim i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje
Drejtoria Rajonale e OSSH Vlorë ka shpallur hapjen e garës për një investim në rrjetin energjetik të zonës së Orikumit. Projekti parashikon zhvillimin e......
Kush përfiton nga fondi 52 milionë euro në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më 26 Qershor
Fermerët kanë nisur nga aplikimet për masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi. Por kush përfiton dhe cilat janë kriteret......
1.04 mld lekë për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hekurudha planifikon tenderin për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen
Hekurudha Shqiptare ka planifikuar hapjen e një tjetër tenderi për linjën Tiranë – Durrës – Rinas, këtë herë për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen e......



