Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër

Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:00.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër, duke e ulur çmimin me 2 lekë/litër. Për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 173 lekë/litër dhe 161 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Në rast të shkeljeve nga gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë, paralajmërohet pezullim i aktivitetit.
Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse njoftojnë se vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit
Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit......
''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik
Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e......
Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës
Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante:......
“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE
Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i......
Inteligjenca artificiale po ndryshon zyrat/ Nga shkrimi i email-eve tek marrja e vendimeve
Përdorimi i inteligjencës artificiale në vendin e punës po evoluon me ritme të shpejta, duke kaluar përtej automatizimit të detyrave rutinë dhe duke u......
Euro “braktiset” nga huamarrësit/ Kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar arriti në 137.7 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit 2026, nga......
''Evropa zien”, Portugalia rekord me 40.3°C/ Vala e të nxehtit po ‘‘pushton’’ kontinentin
Portugalia vendosi rekord të ri me një temperaturë prej 40.3 gradësh në maj, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40°C të vendosur në maj të vitit 2001. Vala......
Shqiptarët flasin më pak në telefon/ AKEP: Po konsumojnë më shumë internet. Rritje me 22% në tremujorin e parë
Interneti po kthehet gjithnjë e më shumë në mënyrën kryesore të komunikimit për shqiptarët. Të dhënat më të fundit të AKEP për tremujorin e parë të vitit......



