Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2026, 10:14

Vende të lira pune për të gjitha nivelet arsimore - Bizneset kërkojnë punonjës, mbi 6.500 mundësi të hapura

Nga Ernilda Luzi

Vende të lira pune për të gjitha nivelet arsimore - Bizneset

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se në portalin puna.gov.al janë shpallur mbi 6 mijë e 500 vende të lira pune në të gjithë vendin.

Sipas AKPA- së, qindra pozicione janë të hapura për aplikim në sektorë të ndryshëm dhe për të gjitha nivelet arsimore, duke ofruar mundësi të shumta për qytetarët që janë në kërkim të një pune apo që synojnë të ndërtojnë një karrierë të re profesionale.

Vendet e lira të punës janë të shpërndara në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga arsimi profesional dhe ai i mesëm, deri te pozicionet që kërkojnë diplomë universitare dhe kualifikime të specializuara.

Ndër profesionet që tregu i punës kërkon punëtorë aktualisht renditen ekonomistët, menaxherët, specialistët e komunikimit, inxhinierët mekanikë, zhvilluesit e softuerëve, inxhinierët civilë, specialistët e financës, drejtuesit në tregti dhe inxhinierët e elektroteknologjisë. Këto profesione konsiderohen kyçe për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë dhe përmbushjen e nevojave të bizneseve dhe institucioneve që operojnë në vend.

Në të njëjtën kohë, kërkesa mbetet e lartë edhe për profesione që lidhen me sektorin e shërbimeve, prodhimit dhe ndërtimit dhe që nuk kërkojnë diplomë universitare.  Punëdhënësit janë në kërkim të punonjësve të pastrimit, punëtorëve të ndërtimit, ndihmës-kuzhinierëve, rrobaqepësve, sistemuesve të mallrave, prodhuesve të këpucëve, kamarierëve, shitësve në dyqane, shoferëve të mjeteve të rënda, kuzhinierëve dhe banakierëve.

Aplikimi mund të kryhet online, në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, përmes portalit puna.gov.al. Për qytetarët që kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive fton të interesuarit t’i drejtohen zyrës së punës më të afërt ose të kontaktojnë përmes emailit dhe WhatsApp-it.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat