Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia

Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me produkte ushqimore dhe bujqësore.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se një pjesë e madhe e ushqimeve që hyjnë në tregun shqiptar vijnë nga vende që renditen mes eksportuesve më të mëdhenj globalë të produkteve bujqësore dhe ushqimore.
Italia kryeson listën e partnerëve të Shqipërisë për importet ushqimore, me mbi 34.9 miliardë lekë produkte të importuara. Pas saj renditet Greqia me rreth 18.3 miliardë lekë importe ushqimore, ndërsa Serbia mban vendin e tretë me mbi 11.8 miliardë lekë.
Në listën e partnerëve kryesorë të Shqipërisë figurojnë edhe Gjermania, Polonia, Turqia, Holanda, Franca dhe Spanja, vende që kanë rol të rëndësishëm në tregtinë globale të ushqimit.
Nga superfuqitë globale të eksporteve ushqimore, Shqipëria importon produkte edhe nga Brazili, Kina, SHBA-ja, India, Kanadaja, Argjentina dhe Australia, megjithëse në volume më të ulëta krahasuar me partnerët europianë. Theksojmë se Brazili renditet ndër 10-të partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për produktet ushqimore.
Sipas renditjes globale të publikuar nga Visual Capitalist dhe bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Tregtisë, SHBA-ja është eksportuesi më i madh i ushqimit në botë me mbi 181 miliardë dollarë eksporte bujqësore, e ndjekur nga Brazili dhe Kina.
Të dhënat tregojnë se tregu shqiptar i ushqimeve është i lidhur ngushtë me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Kjo do të thotë se çdo luhatje në çmimet globale, kostot e transportit, energjisë apo tensionet gjeopolitike në vendet eksportuese reflektohet drejtpërdrejt edhe te çmimet që paguajnë konsumatorët shqiptarë.
Varësia nga importet mbetet veçanërisht e lartë për produktet e përpunuara ushqimore, drithërat, pijet, produktet e mishit dhe një pjesë të produkteve bulmetore, ku vendet europiane dominojnë furnizimin e tregut shqiptar. Në total, importet ushqimore dhe bujqësore të Shqipërisë për vitin 2025 rezultojnë rreth 149.1 miliardë lekë sipas të dhënave të INSTAT-it.

350 milionë lekë për “Rrugën e Bregdetit”/ Bashkia Kavajë hap garën, projekti synon lehtësimin e trafikut
Bashkia e Kavajës ka shpallur hapjen e garës për rivitalizimin e projektit “Rruga e Bregdetit”, faza e parë, me një fond limit prej rreth 350 milionë lekësh.......
Ndryshojnë rregullat për anijet e peshkimit - Drafti/ Detyrim instalimi i sistemeve të monitorimit, forcohen masat dhe kontrollet
Sektori i peshkimit në Shqipëri do të fuqizohet më tej, në linjë me kërkesat dhe standardet për tregun e Bashkimit Evropian. Ministria e Bujqësisë dhe......
Reforma në kulturë, publikohet Strategjia Kombëtare/ Modeli i ri financiar, synohet dyfishimi i buxhetit në 0.8% të PBB-së
Është nxjerrë për konsultim publik, projektvendimi për “Strategjinë Kombëtare për Kulturën 2026-2030”, që parashikon injektimin e 10 miliardë lekëve për këtë......
Vetëprodhuesit e energjisë, ndryshon faturimi - Skema e re/ Jo më kompensim në kWh, por në vlerë monetare. Si do caktohet çmimi
Qeveria ka miratuar skemën e re për vetëprodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke kaluar nga modeli i “matjes neto” tek ai i “faturimit neto”,......
Sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që......
Rreziku i madh i Ngushticës së Hormuzit/ Mbi 1,500 anije tregtare, të bllokuara që nga fillimi i luftës
Më shumë se 1,500 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për tre muaj që nga fillimi i luftës në Iran dhe menaxhimi i tyre do të jetë një......
Evropa i drejtohet kursimeve private/ Numri i punonjësve po zvogëlohet, të moshuarit po rriten me shpejtësi
Sipas analizave të fundit të BQE-së, familjet evropiane vazhdojnë të mbajnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre në depozita bankare me rendiment të ulët,......
Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare
Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i parë financiar zhvillimor me kapital 100% shtetëror në vend. Operatori......



