Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 17:41

Vendimet e Qeverisë, miratohet ngritja dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit

Nga SCAN TV

Vendimet e Qeverisë, miratohet ngritja dhe funksionimi i Qendrës

Në mbledhjen e kësaj të premteje Këshilli i Ministrave miratoi vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, përcaktimin e kompetencave të këtij institucioni  e të Koordinatorit Kombëtar për kërkim-shpëtimin. Në varësi të ministrisë së Mbrojtjes, QKKSH shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por organizohet në nivel qendror, me seli në Tiranë. Emërimi i kryetarit të QKKSH-së, në rast se është me status ushtaraku, bëhet nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në rast se është joushtarak, bëhet nga ministri i Mbrojtjes, pa propozim nga të tjerë. Ndërsa, Koordinatori Kombëtar për Kërkim-Shpëtimin në Republikën e Shqipërisë është shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë në listën e vendimeve të tjera të miratuara në po këtë mbledhje nga qeveria janë edhe:

Miratimi i masave për sigurimin e vazhdueshmërisë së ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike në situata të jashtëzakonshme.

Miratimi i Programit Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve.

Deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” të disa zonave të rëndësishme: Parkut Arkeologjik Bylis dhe Klos dhe miratimin e zonifikimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij; të zonës arkeologjike “A” të Bushatit, Bashkia Vau i Dejës; të Parkut Arkeologjik Orikum, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Deklarimi pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në qytetin e Delvinës, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për kandidatë të tjerë jashtë Shërbimit Civil për vitin 2026, si edhe

Miratimin e vendimit për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat