Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 17:29

Guvernatori Sejko takon Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Bugamelli

Nga SCAN TV

Guvernatori Sejko takon Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë

Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB, në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës 2026 të FMN dhe BB, në Uashington DC, SHBA.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit dhe sfidat kryesore të sektorit bankar në Shqipëri, veprimtaria e të cilit vijon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

Guvernatori Sejko shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, veçanërisht në projektet që lidhen me modernizimin e sistemit të pagesave dhe përafrimin e tij me standardet evropiane, duke theksuar rëndësinë e vijimit të asistencës teknike për përfundimin me sukses të këtyre nismave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat