Siguria ushqimore, Ministrat Salla dhe Lamallari inspektojnë pikën e kontrollit në Portin e Durrësit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar (PIK) në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në Shqipëri.
Në këtë inspektim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti.
PIK Durrës mbetet porta kryesore hyrëse e mallrave në vend, duke përpunuar rreth 43-47% të importeve totale, përfshirë edhe mallrat në tranzit drejt Kosovës, çka e bën këtë pikë një nyje strategjike për kontrollin ushqimor.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij porti në sistemin e kontrollit të produkteve ushqimore.
“Porti i Durrësit është një nga pikat ku kalon 43 - 47% e produkteve që importohen në Shqipëri, përfshirë edhe tranzitin drejt Kosovës, ndaj është thelbësore që këtu të garantohet kontrolli i plotë i produkteve,” u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se është në proces modernizimi i një rrjeti prej pesë Pikash të Inspektimit Kufitar në Durrës, Vlorë, Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë, me qëllim mbulimin e hyrjeve kryesore të mallrave në vend.
“Po ndërtojmë pesë pika për të garantuar analizat e duhura dhe kontrollin e çdo produkti, në mënyrë që asnjë ngarkesë të mos hyjë në territor pa kaluar në filtrat e sigurisë ushqimore,” theksoi Ministri Salla.
Sipas tij, këto investime synojnë të rrisin standardet e kontrollit dhe të garantojnë cilësinë e produkteve si në import ashtu edhe në eksport, duke forcuar rolin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe koordinimin me institucionet e tjera. Ai nënvizoi gjithashtu se Porti i Durrësit do të mbetet një pikë kyçe kontrolli edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si port hyrës për mallrat nga vendet e treta.
Investimet e realizuara në PIK Durrës, përfshirë mbështetjen nga projekti SAFIAL dhe Banka Botërore, kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe kapacitetet e kontrollit, duke mundësuar ambiente moderne për inspektorët, magazina të pajisura me kushte frigoriferike dhe pajisje për analizimin paraprak të produkteve gjatë kontrollit fizik. Paralelisht, investimet në laboratorët e AKU-së kanë rritur kapacitetet analitike dhe gamën e analizave, duke mundësuar akreditimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.
Procedurat në PIK parashikojnë kontroll të plotë të çdo ngarkese përpara hyrjes në treg, përmes verifikimit të dokumentacionit, identitetit dhe kontrollit fizik, si dhe kontrolleve fitosanitare për produktet bimore. Marrja e mostrave kryhet mbi bazë risku, ndërsa importuesit janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht ngarkesat të paktën 24 orë përpara mbërritjes.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë ushqimore.
“Siguria ushqimore është kritike për qytetarët dhe kërkon bashkërendimin e Policisë së Shtetit, AKU-së dhe doganave për të parandaluar hyrjen e produkteve të rrezikshme apo të falsifikuara,” u shpreh ai.
Ministri Lamallari vuri në dukje se përveç garantimit të cilësisë së produkteve, bashkëpunimi mes institucioneve ndihmon edhe në luftën kundër kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në tregtinë ushqimore, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e ekonomi.
Inovacioni dhe financat në fokus/ Zhvillohet “Investing for Impact Forum 2026” në Shqipëri
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkpunim me INNVEST dhe Visa, organizuan forumin “Investing for Impact Forum 2026”, i cili mblodhi përfaqësues......
Forcimi i sigurisë energjetike në Tiranë - Karakaçi: Nënstacioni “Tirana 3” drejt përfundimit, investime edhe në zona të tjera
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një investim......
Transparenca e tregut financiar, Banka e Shqipërisë prezanton draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të......
250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të......
Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë
Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon......
Mbyllet paketa e akreditimit të programit IPARD III/ Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve
Ministria e Financave përmbylli me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të......
Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut
Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e......
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......



