Shqipëria Postuar më 22 Prill 2026, 14:08

Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë

Nga Fabjona Pasho

Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? -

Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon pothuajse të njëjtat shpenzime si një familje.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, thotë seshpesh të rinjtë I drejtohen familjes për të ardhura shtesë.

“Shpenzimet për konsum, porn ga ana tjetër edhe shpenzimet e qirasë janë me çmime tepër të larta. Të rinjtë janë ai target grup që kanë edhe shpenzime më të mëdha, pasi nuk janë edhe menaxhues shumë të mirë të financave personale. Të jetosh vetëm sot ke më shumë shpenzime. Të rinjtë, edhe një pjesë të mirë të vakteve e konsumojnë jashtë, pasi edhe punojnë me orë të gjata. Midis zgjedhjes nëse një I ri do të jetojë me familjen, apo vetëm, patjetër që shpenzimet më të larta janë kur jeton vetëm.

Nëse do I referohemi nivelit të pagave, të rinjtë janë më shumë pjesë e tregut informal të puëns dhe shpesh herë në nivele të ulëta page. Sot, të jetosh vetëm është kthyer një barrë. Nga një anë kemi një element pozitiv, se të rinjtë mësojnë nga problemet financiare, porn ga ana tjetër, shumë të rinj jetojnë vetëm, por për shkak të shpenzimeve të larta I drejtohen sërish familjes për të ardhura shtesë”, thotë Radonshiqi.

Radonshiqi shprehet se të rinjtë gjithashtu shpenzojnë shumë para për të qenë konkurrues në tregun e punës, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, por të gjitha këto po I mbajnë larg krijimit të familjes.

“Të rinjtë shpenzojnë shumë para për tu edukuar, trajnuar, me qëllim të jenë konkurrues në tregun e punës, pro nga ana tjetër, një pjesëe tyre shtyjnë martesën, bashkëjetesën, sepse kanë frikë nga barra financiare”, shprehet Radonshiqi.

Nëse do të marrim në konsideratë çmimet e qirave në kryeqytet, një apartament 1+1 në periferi, çmimi është mesatarisht 46 mijë lekë sipas Numbeo.

Ndërkaq, duke shtuar faturat utilitare të tilla, si dritat, uji, celulari, shpenzimet rriten ndjeshëm. Megjithatë, kostot nuk janë vetëm fatura, por ushqime, transport, veshmbathje dhe argëtim.

Ndërkaq, paga mesatare bruto në vend është rreth 80 mijë lek, që do të thotë, se jetesa vetëm është një barrë e madhe financiare.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat