Punimet në rrugën “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Karakaçi: Deri më 7 Maj përfundon asfaltimi

Punimet në segmentin rrugor “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Shkodër, një aks shumë i rëndësishëm si për kryeqendrën e veriut por edhe për ndërlidhjen me Malin e Zi, po ecin me ritme të shpejta. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar kantierin.
“Jemi sot tek segmenti më i rëndësishëm përsa ai përket hyrjes në Shkodër që fillon nga Harku i Bërdicës, tek Ura e Bahçallëkut. Ky është një segment i rëndësishëm sepse ndërlidh hyrjen me kryeqendrën e veriut, Shkodrën, por edhe ndërlidhjen e qytetit me pjesën e të dy kufijve të Malit të Zi. Këtu jemi duke bërë një zgjerim dhe rritje kategorie në kategorinë D të kësaj rruge dhe jemi duke bërë edhe një urë paralele që krijon hapësirën për qarkullimin e trafikut nga të dyja anët. Është një aks i ngarkuar në fakt, por që kemi pasur një avancim shumë të mirë të punimeve”, tha Karakaci.
Ndwrsa Ami Kozeli, Drejtor i ARRSH, u shpreh: “Jemi në realizim punimesh rreth 65-66 për qind të punimeve fizike, jemi një rrugë kategoria D, rrugë urbane, parësore, kemi kryer zgjerimin. Punimet përfshijnë edhe zgjerimin e trotuarit, që është minimalisht 1.5 m nga të dy krahët, dy korsi kalimi nga 3/5 m dhe bankinë të asfaltuar në krahun e majtë për çdo drejtim lëvizje. Gjatë punimeve dhe dëgjesave të vazhdueshme që ka bërë bahskia Shkodër, lindi nevoja edhe për shtimin e një rreth rrotullimi”.
Ministri Karakaçi theksoi se është rishikuar projekti dhe është shtuar një rreth rrotullim i tretë afër urës së Bahçallëkut, që të krijohet aksesi hyrës në disa lagje të qytetit. Karakaçi nënvizoi gjithashshtu se për shkak të nisjes së sezonit turistik është kërkuar përshpejtimi i punimeve.
“Pse kemi kërkuar ne që kontraktorët të përshpejtojnë ritmin? Sepse jeni në fillimin e sezonit turistik dhe kjo rrugë është ndër rrugët me aksesin më të përdorshëm, këtu jemi me lidhjen e kryeqendrës së veriut, por edhe me lidhjen e Shkodrës dhe Shqipërisë në dy kufijtë e Malit të Zi. Dhe si e tillë kemi kërkuar nga kontraktorët që të përshpejtojnë ritmin e tyre, dhe brenda datës 7 Maj, pjesa deri tek rreth rrotullimi që ka nevojë përsëri që të eci me procesin e shpronësimit, të vijojë me shtrimin e asfaltit dhe tapetimin e tij të plotë, në mënyrë që gjatë sezonit veror ne të paktën të kemi një shfryrje të trafikut dhe do marrim masat që bashkë me policinë të ndërtojmë një plan trafiku shumë të mirë që të kemi një situatë më të kënaqshme dhe më të mirë se vitet e shkuara përsa i përket rregullimit të këtij trafiku. Dhe nga ana e kontraktorëve është marrë përsipër angazhimi që brenda datës 7 Maj, përveç pjesës së rreth rrotullimit që kërkon edhe procesin e shpronësimit, që do ecet, të kemi një shtrim me asfalt të të dyja segmenteve të rrugës”, tha Karakaçi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar është në komunikim për shpronësimet përkatëse në mënyrë që të mos pengohet finalizimi i këtij projekti.
Turizmi shqiptar përballë sfidave globale - Hila: Ka interes të shtuar, por pasiguri për të mbyllur rezervimet
Tensionet në Lindjen e Mesme po ridimensionojnë edhe turizmin. Europianët tashmë po kërkojnë alternativa të tjera për të pushuar, e një prej këtyre......
Shqipëria po bëhet “cashless” - Rriten ndjeshëm pagesat në POS. Bizneset drejt detyrimit për pajisje deri në 30 maj
Nga kafet e mëngjesit te blerjet në supermarkete, gjithnjë e më shpesh shqiptarët po zgjedhin të paguajnë me kartë. Vetëm në dy muajt e parë, janar–shkurt,......
Rritet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Shkak zgjerimi i aktivitetit ekonomik nga bizneset dhe kërkesës nga familjet
Konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të moderuar të kërkesës, të lidhur si me aktivitetin......
Përballueshmëria e blerjes së pronës, ku renditet Tirana? Kreditë e larta dhe të ardhurat e ulëta shtrenjtojnë blerjen e shtëpive në rajon
Sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë së banesave nga Numbeo, qytetet e Europës Juglindore vijojnë të përballen me vështirësi të theksuara për......
Transaksionet mbi 10 mijë euro do të ndalohen - Kufizohet përdorimi i cash-it në veprimet tregtare
Qeveria vendos një kufi të ri për përdorimin e parasë cash në transaksionet tregtare, në kuadër të projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe......
Më shumë dalje jashtë vendit, portet fitojnë terren/ Pasiguria në Lindjen e Mesme orienton udhëtimet drejt Europës
Daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi vijuan të rriten në tre muajt e parë të vitit, duke treguar një lëvizshmëri më të lartë krahasuar me të njëjtën......
Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime të forta në strukturën e tregut financiar shqiptar
Viti 2025 u mbyll me ndryshime të rëndësishme në strukturën e sistemit financiar të vendit me më pak zyra të këmbimit valutor, më pak subjekte financiare jo......
Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë përafrim të plotë me ligjet e BE deri në 2027
Qeveria synon të përshpejtojë harmonizimin e legjislacionit në sektorin e transportit me atë të Bashkimit Evropian, sipas Strategjisë Sektoriale të Transportit......



