Rritet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Shkak zgjerimi i aktivitetit ekonomik nga bizneset dhe kërkesës nga familjet

Konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të moderuar të kërkesës, të lidhur si me aktivitetin ekonomik ashtu edhe me rritjen e konsumit familjar.
Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, konsumi total i energjisë elektrike arriti në rreth 8,345 gWh në vitin 2025, nga 8,171 gWh një vit më parë, duke konfirmuar një trend në rritje të përdorimit të energjisë në vend.
Pjesën më të madhe të konsumit vijojnë ta zënë familjet, të cilat gjatë vitit të kaluar konsumuan rreth 3,640 gWh energji elektrike, në rritje me rreth 6.3% krahasuar me vitin 2024. Kjo kategori mbetet dominuese edhe në strukturën e faturimit, duke përfaqësuar mbi gjysmën e totalit, rreth 52% të energjisë së faturuar.
Në të njëjtën kohë, edhe konsumi i klientëve jo familjarë ka shënuar rritje, duke arritur në 1,517 gWh në vitin 2025, nga 1,419 gWh një vit më parë. Ky zhvillim lidhet kryesisht me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e kërkesës për energji në sektorin privat.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i përgjithshëm i klientëve të furnizuar me energji elektrike ka arritur në mbi 1.37 milionë në vitin 2025, ku rreth 85% e tyre janë klientë familjarë, duke konfirmuar peshën e lartë të kësaj kategorie në strukturën e konsumit në vend.
Përballueshmëria e blerjes së pronës, ku renditet Tirana? Kreditë e larta dhe të ardhurat e ulëta shtrenjtojnë blerjen e shtëpive në rajon
Sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë së banesave nga Numbeo, qytetet e Europës Juglindore vijojnë të përballen me vështirësi të theksuara për......
Transaksionet mbi 10 mijë euro do të ndalohen - Kufizohet përdorimi i cash-it në veprimet tregtare
Qeveria vendos një kufi të ri për përdorimin e parasë cash në transaksionet tregtare, në kuadër të projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe......
Më shumë dalje jashtë vendit, portet fitojnë terren/ Pasiguria në Lindjen e Mesme orienton udhëtimet drejt Europës
Daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi vijuan të rriten në tre muajt e parë të vitit, duke treguar një lëvizshmëri më të lartë krahasuar me të njëjtën......
Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime të forta në strukturën e tregut financiar shqiptar
Viti 2025 u mbyll me ndryshime të rëndësishme në strukturën e sistemit financiar të vendit me më pak zyra të këmbimit valutor, më pak subjekte financiare jo......
Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë përafrim të plotë me ligjet e BE deri në 2027
Qeveria synon të përshpejtojë harmonizimin e legjislacionit në sektorin e transportit me atë të Bashkimit Evropian, sipas Strategjisë Sektoriale të Transportit......
“Blini bileta avioni tani”! - Ministri spanjoll: Kostot më të larta të karburantit kërcënojnë të rrisin çmimet
Udhëtarët duhet të blejnë bileta avioni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur rrezikun e çmimeve më të larta të shkaktuara nga shtrenjtimi i naftës......
“Shqipëria, prodhim i lartë nga burime të rinovueshme” - Reuters: Më e mbrojtur nga rritjet e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike
Ndërsa lufta e Iranit prish rrjedhat globale të naftës dhe gazit dhe çmimet e energjisë rriten ndjeshëm, lumi Drin, i cili zbret përmes maleve të Shqipërisë......
Adoleshentet shqiptare, më të afta në botën digjitale/ Të dhënat e Eurostat, meshkujt janë më të prirur në programim
Në vitin 2025, vajzat e moshës 16–19 vjeç në Bashkimin Europian shfaqën nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes digjitale krahasuar me......



