Shqipëria Postuar më 28 Maj 2026, 13:02

Negociatat, synohet mbyllja e 10 kapitujve brenda vitit/ Koçiu: Miratuam udhërrëfyesin kombëtar dhe partneritete me agjencitë e OKB

Nga Diamila Leka

Negociatat, synohet mbyllja e 10 kapitujve brenda vitit/ Koçiu: Miratuam

Pas mbledhjes së Këshillitt ë Ministrave, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, deklaroi se janë miratuar dy vendime në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se aspirata është që të fillojnë brenda vitit diskutimet për 10 kapitujt përmbyllës.

Ne jemi duke punuar, presim me përfundimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, jemi duke pritur rekomandimet për kushtet përmbyllëse dhe aspirata është që brenda këtij viti të kemi filluar diskutimet për 10 kapituj. Duhet të ulemi në tryezë me palën europiane për të diskutuar një nga një gjithë detyrat dhe rekomandimet”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja Koçiu deklaroi se është miratuar udhërrëfyesi për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm 2030 dhe partneriteti strategjik me agjencitë e OKB.

Qeveria miratoi sot udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm 2030. Dokumenti përmban 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike në përputhje me axhendën ’20-30 të Shqipërisë, zhvillimin dhe integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të OKB. Dokument i rëndësishëm është partneriteti strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për vitet 2027-2031 që ka kaluar një fazë të gjerë konsultimesh publike që bazohet te zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër, së treti, mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut”, saqroi zv.kryeministrja.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat