Bizneset dominojnë huamarrjen/ Kredia e re në Prill arriti në 39 miliardë lekë me një zgjerim prej 19%

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 968.2 miliardë lekë në prill të vitit 2026, nga 871.9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, krahasuar me muajin mars, kredia për ekonominë u zgjerua me rreth 9.5 miliardë lekë, duke konfirmuar vijimin e ritmeve pozitive të huadhënies në vend.
Në të njëjtën kohë, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit prill arriti në 39.1 miliardë lekë, nga 32.9 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej rreth 18.8%, ndërsa niveli i prillit 2026 rezulton më i larti i regjistruar për këtë muaj në serinë e “Bankës së Shqipërisë”.
Zgjerimi i huadhënies është mbështetur kryesisht nga bizneset. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në prill, nga 20.5 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 24.7%. Kjo tregon se kërkesa për financim nga sektori privat vijon të mbetet e fortë, në një kohë kur bizneset po mbështeten më shumë te kredia bankare për zgjerimin e aktivitetit dhe investimet.
Edhe huamarrja e individëve vijoi rritjen gjatë muajit prill. Kreditë e reja për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre arritën në 13.4 miliardë lekë, nga 12.5 miliardë lekë në prill 2025, ose rreth 7.6% më shumë në terma vjetorë.
Një pjesë e rëndësishme e financimit për individët lidhet me blerjen e banesave. Në prill të këtij viti, kreditë e reja për këtë kategori arritën në 6.68 miliardë lekë, nga niveli rekord prej 7.03 miliardë lekësh në prill të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rënie prej rreth 4.9%, duke treguar një ngadalësim të lehtë të huamarrjes për pasuri të paluajtshme pas ritmeve shumë të larta të vitit të kaluar.
Megjithatë, niveli i prillit 2026 mbetet ndër më të lartët historikisht për kreditimin e banesave. Të dhënat tregojnë se kërkesa për financim në tregun imobiliar vijon të mbetet e qëndrueshme, edhe pse me ritme më të moderuara krahasuar me vitin e kaluar për shkak të masave shtërnguese.
Sa tatim paguan shqiptarët nga pagat? 4-mujori, buxheti arkëtoi 284 milionë euro. Tejkalohet plani
Tatimi i paguar nga qytetarët shqiptarë nga të ardhurat personale që kanë krijuar gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm. Në 4 muajt e parë të vitit,......
Sa paguajmë për sigurime në vit? Xprimm: Me mesatarisht 104 euro, shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet
Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për të siguruar jetën, makinën apo pronën në krahasim me të gjithë popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore.......
Mbi 20 mln lekë investim në Dhërmi, Drimadhë dhe Palasë/ Drejt një sistemi të integruar ujësjellësi e kanalizimesh, hapen dy tendera
Shoqëria Rajonale Ujësjelles Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e garës për studim projektim furnizim me ujë i zonave bregdetare, Draleos, Drimadhës......
Modernizimi i Regjistrit Tregtar Shqiptar/ QKB forcon bashkëpunimin me InfoCamere në Itali
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit......
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është......
“Frenojnë” çmimet në zonat periferike të Tiranës/ Ndikojnë infrastruktura e dobët dhe oferta e lartë
Edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të jetë në rritje të fortë gjatë vitit 2026, jo të gjitha zonat po ecin me të njëjtin ritëm.......
DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?
Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të......
Pasojat e luftës në Iran po forcojnë dobësitë financiare/ Paralajmërimi i BQE për Eurozonën. Pritet rritja e kostove të huamarrjes
Lufta me Iranin dhe tensionet e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës, të rrisin kostot e huamarrjes dhe të sfidojnë aftësinë......



