Kryeministri Rama: 9 maji e gjeti Shqipërinë më pranë se kurrë Bashkimit Europian

Në shënimet e podcastit të tij javor, kryeministri Rama ka renditur në krye festimet e djeshme të Ditës së Europës. Kryeministri shkruan:
“Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion.
Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor.
Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve.
Prandaj 9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”.
Rregulla të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë - Kontratat afat 5 vjeçar, bashkia përcakton fituesin përmes një sistemi pikëzimi
Qeveria ka përcaktuar rregulla dhe kritere të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë në Shqipëri. Projektvendimi për “përcaktimin e dokumentacionit,......
“Bashkim Evropian, garanci për Shqipërinë” - Dita e Evropës, Rama dhe Gonzato vënë theksin tek reformat
Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian përmes reformave që po ndërmerr dhe zbatimit të tyre. Në Ditën e Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio......
Diversiteti fetar në botë/ Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të besimeve?
Diversiteti fetar në botë paraqet një tablo shumë të larmishme, që varion nga shoqëri ku bashkëjetojnë në mënyrë të balancuar disa besime, deri tek vende ku......
Ushqimet mbeten të shtrenjta/ Peshku dhe mishi me rritjen më të fortë të çmimeve
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në tregun shqiptar, kryesisht përmes rritjes së kostove të transportit, duke mbajtur të larta......
Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të AGRASC, Agjencisë Franceze për......
IIntensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së për rritjen e sigurisë rrugore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe......
Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar një rritje të lehtë të tyre krahasuar me......
DPSHTRR heq nga qarkullimi 2000 automjete të vjetra - Në periudhën janar-prill, u kryen 126 mijë kontrolle teknike të mjeteve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e kontrollit teknik të mjeteve që iu nënshtruan testimeve pranë Qendrave......



