Shqipëria Postuar më 9 Maj 2026, 14:53

“Bashkim Evropian, garanci për Shqipërinë” - Dita e Evropës, Rama dhe Gonzato vënë theksin tek reformat

Nga Elisabeta Dosku

“Bashkim Evropian, garanci për Shqipërinë” - Dita e

Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian përmes reformave që po ndërmerr dhe zbatimit të tyre. Në Ditën e Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se Evropa është projekti i të gjithëve dhe është shumë e rëndësishme përmbushja e angazhimeve dhe transparenca.

“Jam thellësisht i bindur se fuqia transformuese e projektit europian ka kapacitetin për të arritur këtë qëllim. Ne kemi një metodologji të qartë dhe s’mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit dhe as shmangie kriteresh. Dhe unë jam këtu për tu siguruar që vendi të përmbushë. Sfida nuk është vetëm ruajtja e qëndrueshmërisë në miratimin e reformave të nevojshme por edhe të garantohet cilësina, zbatimi i duhur dhe për ketë duhet të ketë transparencë. Integrimi është një projekt kombëtar dhe për këtë kemi nevojë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve që ata të kërkojnë llogari”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi se Bashkimi Evropian është garanci dhe se tashmë jemi shumë afër anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

“Bashkimi Evropian dhe të qenit pjesë e tij është një garanci. Shumëkush e pikturon Bashkimin Evropian si pengesë, por nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe nuk ka qenë më të gabuar sepse Bashkimi Evropian garanton perimetrin e shtetit të së drejtës dhe shteti i së drejtës nuk mund të negociohet. Në këtë ditë të Evropës, në këtë ditë qe kremton Evropën si djep kulturash dhe vullnetesh, dua ta nënvizoj me fort se shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë por njëkohësisht janë sot në një kohë kur bekimi i të qenit pranë Evropës së bashkuar është një garanci e të qenit në një rrugë pa kthim. Natyrisht që kjo rrugë ka të përpjeta por është një rrugë pa kthim.  BE tashmë është një majë që shihet me sy dhe ne jepi në hapat e fundit për tu ankoruar përfundimisht aty ku kemi vendin dhe ku e kanë parë Shqipërinë rilindësit shqiptarë që e kanë lënë amanet që dielli për ne nis aty ku perëndon."

Një mesazh është ndarë edhe nga  Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, drejtuar qytetarëve të Shqipërisë në Ditën e Europës.

“Ne besojmë se e ardhmjsa juaj është në Bashkimin Europian.  Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”.

Në Ditën e Evropës janë ndarë mesazhe edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka shkruar se Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj, si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i cili është shprehur se Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat