Shqipëria Postuar më 26 Maj 2026, 21:19

Konferenca Shqipëri-BE, Presidenti Bajram Begaj: Hap me rëndësi drejt familjes europiane

Nga SCAN TV

Konferenca Shqipëri-BE, Presidenti Bajram Begaj: Hap me rëndësi

Pak pas përfundimit të Konferencës së VIII Ndërqeveritare Shqipëri-BE ka reaguar edhe  Presidenti i Republikës, Bajram begaj. Me një postim në rrjetet sociale begaj shprehet:

“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!

Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat