Gonxhja udhëton me hidroplan nga Rinasi në Pogradec: Liqenet dhe bregdeti mund të kthehen në stacione të turizmit ajror

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, realizoi një fluturim simbolik me hidroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit drejt liqenit të Ohrit, në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror në Pogradec.
Udhëtimi, i kryer për herë të parë në këtë itinerar dhe që zgjati rreth 20 minuta, u zhvillua së bashku me drejtuesin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj. Sipas ministrit, fluturimi shërben si një shembull konkret i potencialit që Shqipëria ka për zhvillimin e turizmit ajror dhe krijimin e lidhjeve më të shpejta mes destinacioneve turistike.
Gjatë vizitës në Pogradec janë parashikuar takime pune dhe inspektime në terren për projekte që lidhen me zhvillimin e turizmit, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe përmirësimin e ndërlidhjes mes zonave turistike.
Gonxhja theksoi se qytetet dhe zonat shqiptare me dalje në det apo pranë liqeneve kanë potencial për t’u shndërruar në pika operimi për hidroplanë dhe mjete të tjera turistike panoramike. Sipas tij, me investime të kufizuara dhe infrastrukturë modeste mund të krijohen kushte për shërbimin, parkimin dhe operimin e këtyre mjeteve fluturuese.
Ministri vlerësoi se zhvillimi i linjave të taksive ajrore, si për turistët nga vendet fqinje ashtu edhe për lëvizjet brenda vendit, mund të sjellë një dimension të ri për turizmin shqiptar dhe të kontribuojë në rritjen e atraktivitetit të destinacioneve turistike.
Shqiptarët po lexojnë më shumë lajme online - Vendet nordike dominojnë renditjen, Shqipëria regjistron një rritje të lehtë të lexuesve
Interneti po konsolidohet gjithnjë e më shumë si burimi kryesor i informacionit në botë dhe Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Eurostat për vitin 2025......
Ekonomia e Eurozonës, në vështirësi - PBB në tremujorin e parë u ul me 0.2%
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht për tremujorin e parë u ul me 0.2 për qind në Eurozonë dhe me 0.1 për qind në Bashkimin Evropian......
Industria shqiptare drejt modelit të ri të rritjes - Plani 2026–2030 për transformimin industrial
Industria shqiptare pritet të marrë një rol më të rëndësishëm në ekonominë e vendit gjatë viteve 2026–2030. Strategjia Kombëtare Industriale synon të......
Bizneset qarkulluan 1.4 miliardë euro më shumë - Shërbimet, turizmi dhe tregtia rrisin ndjeshëm të ardhurat e sipërmarrjeve
Bizneset në Shqipëri kanë pasur aktivitet pozitiv gjatë katër muajve të parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se qarkullimi i......
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......



