Ekspozitë me krijime të zyrtarëve të policisë në “PUBLIK Galeri” - Modeli i ri i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga AAPSK

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi sot inaugurimin e ekspozitës “Creatio Ex Ordine” me punimet e katër zyrtarëve të Policisë së Shtetit, në hapësirën më të re kushtuar artit dhe kulturës në kryeqytet, “PUBLIK Galeri”, një ambient i transformuar nga një pasuri e përfituar nga aktivitetet e paligjshme në një qendër arti dhe kulture në shërbim të qytetarëve.
Ky projekt përfaqëson një qasje të re në administrimin e pasurive të konfiskuara, duke i kthyer ato nga asete pasive në burime aktive vlere për komunitetin, në funksion të zhvillimit social dhe kulturor.
Në ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministrja znj. Albana Koçiu, Ministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, drejtues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë transformimi në nivel kombëtar:
“PUBLIK Galeri është dëshmia konkrete se pasuritë e konfiskuara nuk janë më barrë për shtetin, por një mundësi për të krijuar vlerë publike. Ne kemi nisur një proces të gjerë për pastrimin dhe rikthimin në funksion të komunitetit të hapësirave që për vite me radhë kanë qenë të zëna nga asete pa vlerë, duke i kthyer ato në ambiente që i shërbejnë qytetarëve.”
Zëvendëskryeministrja, znj. Albana Koçiu, vlerësoi rëndësinë e këtij modeli si një instrument i forcimit të besimit publik:
“Ky transformim është një shembull i qartë i mënyrës se si drejtësia dhe qeverisja e mirë mund të prodhojnë rezultate të prekshme për qytetarët. Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është një hap i rëndësishëm drejt një shteti më transparent dhe më pranë komunitetit.”
Ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari, theksoi dimensionin e sigurisë dhe të luftës kundër krimit:
“Çdo pasuri e konfiskuar është rezultat i një përpjekjeje të gjatë të institucioneve të rendit dhe drejtësisë. Transformimi i tyre në hapësira publike si PUBLIK Galeri tregon se lufta kundër krimit nuk përfundon me sekuestrimin, por vazhdon duke kthyer këto pasuri në dobi të qytetarëve.”
Në kuadër të këtij vizioni, AAPSK ka nisur gjithashtu një operacion masiv për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga mjete dhe materiale të konfiskuara, të cilat për vite kanë gjeneruar kosto pa prodhuar vlerë. Ky proces ka nisur në Shkodër dhe po shtrihet në Tiranë dhe më tej në të gjithë vendin, me qëllim kthimin e këtyre hapësirave në përdorim komunitar.
Ekspozita e hapur në PUBLIK Galeri sjell një dimension unik, duke prezantuar vepra të realizuara nga katër punonjës të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati, Idajet Faskaj, Edmond Rizaj dhe Ardian Fezollari, të cilët përmes artit shfaqin një anë tjetër të angazhimit të tyre në shoqëri. Kurator I ekspozitës është artisti Shpend Bengu.
AAPSK mbetet e angazhuar për të vijuar këtë model transformimi në të gjithë Shqipërinë, duke kthyer pasuritë e konfiskuara në asete në shërbim të publikut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Porti i Ri i Durrësit, nyje strategjike rajonale” - Karakaçi: Kompania e huaj u tërhoq nga gara për shkak të rritjes së kostove
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interpelance në Kuvend, ka sqaruar asryet pse kompania e vetme në garë është tërhequr.......
Investitorët “shtyjnë “interesat e bonove për poshtë - Mbikërkesa në ankand ul yield-et, ndërsa siguria mbetet prioritet për tregun
Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e cash-it në kufi - Doganat mund të bllokojnë edhe shuma nën 10 mijë euro, masa e gjobave
Qytetarët që lëvizin në pikat kufitare me para cash në vlera mbi 10 mijë euro do të përballen me kontrolle më të rrepta, përtej detyrimit që kanë për ti......
Ndryshojnë rregullat për shtetasit e huaj - Leje të reja pune dhe kriter page, synohet formalizimi
Rregullorja e ndryshuar për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime sjellin jo vetëm......
Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon ndjeshëm, ndërsa LinkedIn dhe X shënojnë rritje
Në fund të vitit 2025, tregu i reklamave në rrjetet sociale në Shqipëri u udhëhoq nga platformat e Meta-s, me Facebook dhe Instagram si kanalet kryesore për......
Qeveria, subvencionim të transportit publik - Reagimi, pas reduktimit me 40% të flotës së autobusëve. Operatorët: I kthehemi normalitetit
Një ditë pasi operatorët e transportit urban dhe interurban reduktuan me rreth 40% flotën e autobusëve në qarkullim, si reagim ndaj rritjes së çmimit të......
Kryeministri Rama, vizitë pune në Itali dhe Spanjë
Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të......
Modernizimi i kufijve, ulet koha e pritjes për bizneset - Tregtia në Ballkan, nis projekti për digjitalizimin e pikave kufitare
Rritja e efikasitetit në tregtinë rajonale dhe eliminimi i barrierave fizike e burokratike në kufi është tashmë një prioritet i Ministrisë së Ekonomisë dhe......



