Bizneset morën 253 milionë euro rimbursim TVSH-je/ U miratuan 1649 kërkesa, koha mesatare e procesimit 31 ditë

Bizneset nën regjimin e TVSH-së kanë marrë mbrapsht nga buxheti i shtetit 25,3 miliardë lekë apo afro 253 milionë euro në formën e rimbursimit vitin që lamë pas.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2025, janë rimbursuar në total (FIFO + Këste) rreth 13.1 % më shumë se në 2024, apo 30 milionë euro.
Konkretisht janë miratuar dhe rimbursuar 1649 kërkesa të trajtuara sipas metodës FIFO (nga 1601 kërkesa të pranuara në 2024), me një rritje në numër rreth 2.93 % krahasuar me 2024. Ndërsa në total janë regjistruar janë regjistruar 2,740 kërkesa për rimbursim.
Të gjitha kërkesat FIFO të miratuara për periudhën Janar - Dhjetor 2025 janë rimbursuar në kohë. Pjesa më e madhe vlerës së rimbursuar rreth 61.65% është dhënë për tatimpaguesit e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj (DTM), ndjekur nga Drejtoria Tatimore Tiranë dhe më pas Durrës.
Në lidhje me kohën mesatare të procesimit, nga data e kërkesës deri në datën miratimit të saj, për vitin 2025, bizneset janë rimbursuar mesatarisht në 31 ditë, ndërsa 56 % të kërkesave janë procesuar brenda 30 ditëve. Rreth 43 % e kërkesave janë procesuar brenda afatit 60-ditor. Duhet theksuar se 1 % e kërkesave janë procesuar mbi 120 ditë dhe kryesisht arsyeja ka qenë mospagimi i detyrimeve për “Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore”, nga ana e tatimpaguesve.
Stoku i rimbursimeve për kërkesat e miratuara dhe të pa likujduara nga administrata tatimore deri më 31 Dhjetor 2025 rezulton në rreth 1.4 miliardë lekë, nga të cilat janë kryesisht detyrime ndaj Bankres Petrolium, për shkak se është subjekt nën hetim.
Deri në datë 31 Dhjetor 2025 në Drejtorinë e Rimbursimit rezultojnë se janë në proces në total rreth 266 kërkesa (nga 258 kërkesa që rezultonin në 2024), me një rritje në numër rreth 3 % krahasuar me 2024 .
Projektet e reja energjetike, 2.8 gigavat - ERE: Nevojë për investime në rrjetin e transmetimit, OST ka planifikuar 16 mld lekë
Rreth 2.8 gigavat kapacitete të reja energjetike pritet t’i shtohen sistemit elektroenergjetik shqiptar në vitet në vijim, teksa projektet po shtohen......
EU4Municipalities II, financime për bashkitë - Kryeministri Edi Rama: Kapitali njerëzor, problemi më i mprehtë
Pushteti vendor duhet të rrisë kapacitetet njerëzorë, në mënyrë që ti përshtatet standardeve europiane dhe të ketë mundësi për të thither fonde nga unioni.......
Më pak makina në kufi, më pak të ardhura për siguruesit - AMF: Rënia e hyrje-daljeve apo çmimeve ndikojnë Kartonin Jeshil dhe sigurimin kufitar
Kompanitë e sigurimit nuk po arkëtojnë shumë të ardhura nga produkti i Kartonit Jeshil dhe sigurimit kufitar. Për të disatin muaj radhazi, gjithnjë e më pak......
Lufta në Lindjen e Mesme rrit kostot për shqiptarët/ Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin, ngjitet në 2.8% në Prill
Pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në ekonominë shqiptare, duke shtuar presionin mbi koston e jetesës. Inflacioni në......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta zbret në 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Në mbledhjen e zhvilluar më 8 Maj 2026, u miratuan çmimet e reja......
Sa pritet të fitojnë pronarët e Airbnb në Shqipëri gjatë 2026-ës? Vilat me pamje nga deti në jug po arrijnë deri në 4 mijë euro të ardhura mujore
Tregu i qirave afatshkurtra përmes platformave Airbnb po fiton gjithnjë e më shumë peshë në Shqipëri, duke u kthyer në një nga format më fitimprurëse të......
Siguria në Korridorin VIII dhe Adriatiko-Jonian - Komuniteti i Transportit, studim për zonat e pushimit dhe parkimet
Komuniteti i Transportit do ndërmarrë një studim rajonal për vlerësimin e gjendjes aktuale të zonave të pushimit dhe parkimeve të sigurta përgjatë rrjetit......
Anëtarësimi në BE, sa ka avancuar Shqipëria? - Mblidhet Këshilli i Integrimit/ Dhuka: Kemi marrë 101 piketa mbyllëse
Shqipëria po avancon me plotësimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar......



