Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 12:24

Afatet për përfitimin nga falja dhe paqja fiskale - Administrata tatimore publikon datat për çdo procedurë

Nga Elisabeta Dosku

Afatet për përfitimin nga falja dhe paqja fiskale - Administrata

Administrata tatimore ka përcaktuar afatet për subjektet që  janë përfituese nga ligji i faljes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe nga paqja fiskale.

Konkretisht, sipas tatimeve më datën 10 Qershor 2026 fillon pagesa e detyrimeve tatimore për të përfituar nga ligji i faljes.

Data 30 Qershor 2026 është afati i fundit  për pagesën njëherësh të 50% të detyrimit principal, për të përfituar “fshirjen e 50% të tij”, për detyrimet tatimore të periudhës 2015–2019.  Për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhën deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar.

Data 30 Nëntor 2026 është afati i fundit që kanë subjektet për të paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi.

31 Dhjetor 2026 është afati i fundit për pagesën e 75% të detyrimit principal, për të përfituar fshirjen e 25% të tij, për detyrimet tatimore të periudhës 2015–2019. Si dhe për pagesën e 100% të principalit, për të përfituar fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore të periudhës 2020–2024.

Sa i takon aplikimit të “paqes fiskale”, administrata tatimore bën me dije se 15 Maj 2026 është data kur ka nisur aplikimi në sistemin tatimor “e-Filing” për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale për vitin tatimor 2026.

Më 5 Qershor 2026 përfundon afati për aplikimin në sistemin tatimor “e-Filing” për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale për vitin tatimor 2026.

Ndërsa më 15 Qershor 2026 është afati i fundit brenda të cilit subjektet që kanë aplikuar ditën e fundit (05.06.2026) mund të ngarkojnë në sistemin tatimor “e-Filing” marrëveshjen e nënshkruar.

Data 30 Qershor 2026 është afati i fundit për  Tatimpaguesit të cilët në formularin e aplikimit për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale, kanë deklaruar që do të kryejnë rideklarimin e pasqyrave financiare, kur  duhet të kryejnë pagesën e tatimit për çdo vit tatimor për të cilin është ndryshuar deklarata tatimore; Të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit formularin e aplikimit për rideklarimin e elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore; Të dorëzojnë në “e-Filing” pasqyrat financiare të rideklaruara; Të paraqesin sqarimet përkatëse për çdo ndryshim të kryer në pasqyrat financiare.  Administrata Tatimore rezervon të drejtën për të kërkuar informacion shtesë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat