Itali, Meloni bonuse për riatdhesimin e emigrantëve - Jepen 1.2 milion euro për avokatët që kryejnë procedurat

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se qeveria e saj ishte e përgatitur të bënte ndryshime në një plan të kontestuar që ofronte shpërblime financiare për avokatët që ndihmojnë me riatdhesimin e emigrantëve. Sipas projektligjit që pritet të miratohet nga parlamenti këtë javë, avokatët që ndihmojnë migrantët me riatdhesimin vullnetar do të marrin para nga shteti, por vetëm nëse procedura përfundon me sukses.
Masa është kundwrshtuar si jokushtetuese nga avokatët. Shoqatat e gjyqtarëve kanw ngritur shqetësime ndwrsa Presidenti Mattarella, ka mundwsi të refuzojë nënshkrimin e ligjit për arsye kushtetuese.
Sipas Unionit të Dhomave Penale Italiane, projektligji “është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe parimet më themelore të etikës ligjore” pasi “i shndërron avokatët mbrojtës në një instrument të politikave qeveritare të rimigrimit”.
Meloni, qw kryeson një koalicion të krahut të djathtë në pushtet, pranoi se qeveria e saj kishte marrë "vërejtje teknike" mbi projektligjin nga presidenca dhe avokatët, të cilat do të merren parasysh në një ligj të veçantë.
Ndwrhyrja është pjesë e një të ashtuquajturi Dekret Sigurie i cili duhet të marrë miratimin përfundimtar nga dhoma e ulët e parlamentit deri më 25 prill, përndryshe do të skadojë. Nëse ndryshohet, Senati do të duhet të votojë gjithashtu për të. "Nuk ka afate kohore ... për të korrigjuar dekretin", tha Meloni, pa dhënë hollësi mbi ndryshimet e ardhshme. "Ne po ecim përpara me rregulla që i konsiderojmë absolutisht të shëndosha."
Dekreti, i cili cakton 1.2 milion euro për bonuset e avokatëve gjatë periudhës 2026-2028, pritet të miratohet siç është, por do të ndryshohet nga një ndwrhyrje e mëvonshme. Duke folur me gazetarët në Milano, Meloni, i hodhi poshtë karakterizimet e paketës si "një rrëmujë ligjore".
Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës
Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim......
Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji
Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të Reuters. Sipas tyre......
Rusia uli prodhimin e naftës në muajin prill - Shkak sulmet me dronë ukrainasë në porte e rafineri
Rusia u detyrua të ulte prodhimin e naftës në prill për shkak të sulmeve me dronë ukrainasë ndaj porteve dhe rafinerive, si dhe një ndalimi të furnizimeve me......
BE po ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç - Brukseli prezanton aplikacionin për verifikimin e moshës
Një valë ndalimesh kombëtare, e ndërmarrë nga disa vende europiane, po e shtyn Bashkimin Europian drejt një kufiri moshe në të gjithë kontinentin, për......
Presidenti Trump zgjat armëpushimin me Iranin - Bisedimet e ardhshme për paqen janë të pasigurta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjaste për një kohë të pacaktuar armëpushimin me Iranin për të lejuar bisedime të mëtejshme për paqe. Por......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë teksa vijon të blihet sot me 80.7......
Takim me operatorët turistikë në Sarandë, Ministri Blendi Gonxhja: Vizioni ynë, një turizëm gjithëvjetor
Ministri Blendi Gonxhja ka patur një takim me tur operatorët e Sarandës. Në një postim në rrjetet sociale vetë ministry është shprehur se vizioni i qeverisë......
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23......



