Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës

Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim zbutjen e pasojave të krizës së energjisë nga lufta e Iranit.
Projektpropozimet planifikojnw qw BE-ja, për momentin, do të shmangë ndërhyrjet e mëdha në treg, të tilla si kufizimi i çmimeve të gazit ose taksimi i fitimeve të kompanive të energjisë - masa që përdori në vitin 2022 kur Rusia uli furnizimet me gaz dhe çmimet arritën nivele rekord.
Në vend të kësaj, Komisioni planifikon të frenojë rregullat tatimore të BE-së për të favorizuar energjinë elektrike mbi naftën dhe gazin, dhe ta bëjë më të lehtë për qeveritë të ulin taksat e energjisë elektrike.
BE-ja do të ndërhyjë gjithashtu për të koordinuar përpjekjet e vendeve për të mbushur rezervat e gazit në muajt e ardhshëm dhe do tw japw zgjidhje nw mbwshtetje tw qeverive se si duhet të trajtojnë mungesat e mundshme të karburantit për avionët.
Varësia e madhe e Evropës nga importet e naftës dhe gazit e ka lënë atë të ekspozuar ndaj çmimeve në rritje që kur Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetësore e transportit të karburantit, u mbyll në mënyrë efektive dhe Irani filloi të sulmonte infrastrukturën energjetike në Lindjen e Mesme.
Çmimi bazë i gazit në Evropë të martën ishte afërsisht një e treta më i lartë se para fillimit të luftës SHBA-Izrael me Iranin më 28 shkurt.
Megjithatë, furnizuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në BE - SHBA-të dhe Norvegjia - janë jashtë Lindjes së Mesme, dhe kriza e Iranit nuk ka shkaktuar ende mungesa të karburantit në Evropë. Megjithatë, linjat ajrore kanë paralajmëruar se mungesa e karburantit për avionët mund të shfaqet brenda disa javësh.
Planet e Komisionit Europian përshkruajnë mënyra jo-detyruese për qeveritë për të ofruar "ndihmë të menjëhershme", duke përfshirë kërkesën që bizneset të shmangin udhëtimet ajrore kur është e mundur.
Disa zyrtarë thanë se përgjigjja pasqyron gjithashtu një vlerësim se shoku energjitik i shkaktuar nga lufta mund të zgjasë me muaj.
Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji
Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të Reuters. Sipas tyre......
Rusia uli prodhimin e naftës në muajin prill - Shkak sulmet me dronë ukrainasë në porte e rafineri
Rusia u detyrua të ulte prodhimin e naftës në prill për shkak të sulmeve me dronë ukrainasë ndaj porteve dhe rafinerive, si dhe një ndalimi të furnizimeve me......
BE po ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç - Brukseli prezanton aplikacionin për verifikimin e moshës
Një valë ndalimesh kombëtare, e ndërmarrë nga disa vende europiane, po e shtyn Bashkimin Europian drejt një kufiri moshe në të gjithë kontinentin, për......
Presidenti Trump zgjat armëpushimin me Iranin - Bisedimet e ardhshme për paqen janë të pasigurta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjaste për një kohë të pacaktuar armëpushimin me Iranin për të lejuar bisedime të mëtejshme për paqe. Por......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë teksa vijon të blihet sot me 80.7......
Takim me operatorët turistikë në Sarandë, Ministri Blendi Gonxhja: Vizioni ynë, një turizëm gjithëvjetor
Ministri Blendi Gonxhja ka patur një takim me tur operatorët e Sarandës. Në një postim në rrjetet sociale vetë ministry është shprehur se vizioni i qeverisë......
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23......
Sa perime ka në dispozicion një shqiptar në vit? Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum
Perimet zënë një peshë të konsiderueshme në furnizimin ushqimor në vend, ku sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), për vitin 2023......



