Bota Postuar më 20 Maj 2026, 10:22

Marrëdhëniet Rusi-Kinë, në nivel rekord - Xi Jinping dhe Putin, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nga Dorian Koça

Marrëdhëniet Rusi-Kinë, në nivel rekord - Xi Jinping dhe

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping nënshkruan në Pekin një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin dypalësh. Deklarata, e cila synon "forcimin e mëtejshëm" të koordinimit strategjik midis dy kombeve dhe thellimin e "fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit miqësor", u nënshkrua së bashku me një numër marrëveshjesh të tjera që mbulojnë fusha të tilla si teknologjia dhe tregtia.

“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vende të rëndësishme të mëdha në botë, Kina dhe Rusia duhet të ndjekin një perspektivë strategjike dhe afatgjatë, të nxisin zhvillimin dhe rigjallërimin e vendeve tona përkatëse përmes një koordinimi gjithëpërfshirës strategjik me cilësi edhe më të lartë dhe të punojnë për ta bërë sistemin e qeverisjes globale më të drejtë dhe të arsyeshëm”, tha Xi. Putin shtoi se marrëdhëniet me Pekinin kishin arritur një "nivel të paparë".

Kina është një partnere kyçe tregtare për Rusinë, veçanërisht pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022, izoloi Kremlinin nga arena ndërkombëtare dhe preu një pjesë të konsiderueshme të lidhjeve të tij me vendet e Perëndimore.

Pekini ka mbajtur prej kohësh atë që e quan një qëndrim neutral në konflikt, pavarësisht se ka rritur lidhjet tregtare me Kremlinin mes sanksioneve ekonomike dhe financiare nga SHBA-ja dhe Evropa.

Kina është bërë partneri kryesor tregtar i Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe është klienti kryesor i furnizimeve ruse me naftë dhe gaz. Moska pret që lufta në Iran të rrisë kërkesën. Kina gjithashtu ka injoruar kërkesat e Perëndimit për të ndaluar furnizimin me komponentë të teknologjisë së lartë për industritë e armëve të Rusisë.

Eksportet e naftës së Moskës në Kinë u rritën me 35% në tremujorin e parë të vitit 2026 dhe se Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror në Kinë, duke iu referuar aleatit më të madh të vendit të tij si një “konsumator i përgjegjshëm”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat