Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 14:59

Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare

Nga Edel Strazimiri

Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti sot në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe Ksenia Hawryszkow.

Gjatë takimit, Lamallari bëri me dije se diskutoi “mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë, FRONTEX dhe BE në fushën e sigurisë kufitare, migracionit dhe luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar”.

Lamallari theksoi se “Shqipëria ishte vendi i parë jo-anëtar i BE-së që mirëpriti një operacion të përbashkët të FRONTEX, duke dëshmuar besimin dhe rolin tonë si faktor sigurie në rajon”.

“Operacionet e përbashkëta, kontributi i oficerëve shqiptarë në misionet europiane, si dhe puna për modernizimin e sistemeve të menaxhimit të migracionit po forcojnë kapacitetet tona në përputhje me standardet europiane dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, nënvizoi ministri.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat