Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2023, 10:36

Tetori Rozë - Rama thirrje grave dhe vajzave të kryejnë mamografinë

Nga SCAN TV
Tetori Rozë - Rama thirrje grave dhe vajzave të kryejnë

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare i është drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë.

Rama ju ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë si dhe ju kujtoi të gjitha familjeve për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore.

Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......