Shqipëria Postuar më 10 Mars 2023, 12:13

“Tenderët, prokurohet me ligje speciale!” - Brahaj: Risk i lartë, pasi shumë kompanive nuk iu njihet pronari

Nga SCAN TV
“Tenderët, prokurohet me ligje speciale!” - Brahaj: Risk i

Gati 2 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për prokurimin publik” vihen re një sërë problemesh, që lidhen me procedurat tenderuese dhe përdorimin e parave publike. Aranita Brahaj, nga Open Data Albania thotë për TV SCAN se qeveria po përdor ligje speciale, apo tërmetin e vitit 2019 për t’iu shmangur prokurimeve sipas ligjit.

Paralelisht Shqipëria rezulon një vend me risk të lartë, pasi shumë kompani që fitojnë kontrata publike janë të regjistruara në vende offshore.

Sipas Brahajt, kjo do të thotë se për këto procedura nuk mund të kontrollohet integriteti i personit që fshihet pas kompanisë fituese, teksa ligji “Për pronarin përfitues” nuk po zbardh pronarët realë.

Brahaj kërkon ndërmarrjen e një sërë hapash për të ndryshuar situatën, edhe si një parakusht për integrimin e vendit në Bashkimit Evropian.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......