Çfarë po shkarkojnë më shumë shqiptarët në celular? Progamet e motit dhe fotove, kryesojnë. Temu fiton sërish popullaritet

Aplikacionet në telefonat inteligjentë janë bërë tashmë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Nga komunikimi dhe argëtimi, te blerjet online, navigimi dhe inteligjenca artificiale, përdoruesit shqiptarë po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në aplikacione që u lehtësojnë aktivitetet e përditshme. Por cilat kanë qenë aplikacionet më të shkarkuara gjatë kësaj periudhe dhe çfarë tregojnë ato për preferencat e përdoruesve?
Sipas të dhënave të publikuara nga Appfigures, vihet re një dallim i qartë mes përdoruesve të iPhone dhe atyre të Android. Për përdoruesit e iPhone, aplikacioni më i shkarkuar rezulton të jetë Retro – Photos with Friends, një platformë që fokusohet te ndarja dhe editimi i fotografive me miqtë. Fakti që ky aplikacion kryeson renditjen tregon interesin në rritje për përmbajtjen vizuale dhe rrjetet sociale të bazuara te fotografitë.
Në vendin e dytë renditet Temu, platforma e njohur e tregtisë elektronike që vazhdon të tërheqë konsumatorë me ofertat dhe çmimet konkurruese. Ndërkohë, pozicioni i tretë mbahet nga Google Gemini, duke treguar se interesi për inteligjencën artificiale po rritet ndjeshëm edhe në Shqipëri. Në vendin e katërt gjendet ChatGPT, një tjetër aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili vazhdon të mbetet ndër më të preferuarit për informacion, krijim përmbajtjeje dhe asistencë në punë apo studime.
Lista e aplikacioneve më të shkarkuara në iPhone plotësohet edhe nga aplikacione të njohur si Google Maps, Wolt, Threads, Google dhe CapCut, duke treguar se përdoruesit e pajisjeve Apple mbeten të orientuar drejt produktivitetit, komunikimit dhe krijimit të përmbajtjes.
Në anën tjetër, renditja e përdoruesve të Android paraqitet disi ndryshe. Në krye të listës qëndron Temu, duke konfirmuar popullaritetin e madh që ka fituar platforma e blerjeve online në tregun shqiptar. Pas saj renditet Nice Weather, një aplikacion moti që duket se ka përfituar nga temperaturat e larta dhe interesi i shtuar i qytetarëve për parashikimet meteorologjike.
Vendin e tretë e mban Wolt, ndërsa ChatGPT renditet i katërti, duke treguar se inteligjenca artificiale po fiton terren edhe mes përdoruesve të Android. Në listën e më të shkarkuarve shfaqen gjithashtu Cloak – Fast Private Browser, Arrows – Puzzle Escape, TikTok, Photo Recovery – File Recovery, Snapchat dhe TikTok Lite.

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën? Shqipëria, në vendin e 73-të
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të......
Ndryshime në taksa për të ulur faturat e energjisë - Propozimi i BE pjesë e përgjigjes ndaj pasojave të luftës në Iran
Bashkimi Evropian po përgatit ndryshime në taksat e energjisë dhe tarifat e rrjetit, duke përfshirë planet për të taksuar energjinë elektrike me një normë më......
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë? - Katër nga pesë qytetet e para ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg
Të dhënat e reja nga Global Property Guide tregojnë se katër nga pesë qytetet më të shtrenjta për prona banesore ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg, me Zyrihun......
Kostot e karburantit të linjave ajrore amerikane - U rritën në 6.5 miliardë dollarë në prill nga mbyllja e Hormuzit
Kostot e karburantit për linjat ajrore amerikane u rritën me 78% në prill në gati 6.5 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërsa konflikti në......
“Krizat do të jenë normale në ekonominë globale” - Paralajmërimi i kreut të FMN-së, Kristalina Georgieva
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, paralajmëroi se lufta në Iran nuk është më e keqja që mund t'i ndodhë njerëzimit. Në të......
Shqipëria kërkon rol në zinxhirët strategjikë të BE-së/ Strategjia Industriale synon përpunimin e kromit, nikelit dhe bakrit
Lëndët e para kritike mund të kthehen në një nga asetet më të rëndësishme të Shqipërisë në procesin e integrimit ekonomik me Bashkimin Evropian. Strategjia......
“SME Go Green” në Ballkanin Perëndimor - BERZH dhe BE zgjerojnë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se po e zgjeron programin e saj “SME Go Green” në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor me......
“Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim” - “SOS Fshatrat e Fëmijëve” dhe AKPA firmosin memorandum bashkëpunimi
Nga pasiguria drejt vetëbesimit, aftësimit profesional dhe punësimit. Ky është synimi i projektit të ri “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, i......



