Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë

Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër shënon një rritje modeste prej 0.3%.
Nëse flasim për përbërjen e tyre, rezulton se kanë hyrë 604.523 shtetas shqiptarë dhe 549.765 shtetas të huaj.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territor ka pësuar një rritje prej 3.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i shtetasve të huaj është ulur me 2.7%.
Përsa i përket daljeve nga territori shqiptar, gjatë muajit mars kanë dalë gjithsej 1.182.728 shtetas, duke regjistruar një rritje prej 0.6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Konkretisht, 621.777 ishin shqiptarë, me një rritje prej 2.9%, ndërsa 560.951 ishin të huaj, me një rënie prej 1.9%.
Pjesa dërrmuese e hyrjeve të shtetasve të huaj, 95% vjen nga Europa, ku 80% i përkasin Evropës Jugore dhe 7% asaj Perëndimore. Vlen të përmendet edhe dyfishimi i numrit të vizitorëve nga Afrika dhe Azia, një tregues i qartë i rritjes së interesit nga tregje jo-tradicionale.
Në 96% të rasteve, hyrjet janë bërë për qëllime personale, ku mbizotërojnë pushimet dhe vizitat familjare. Megjithatë, kjo kategori ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.1% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi kanë rënë ndjeshëm, me 17.8% më pak krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Nëse flasim për një periudhë tre mujore, rezulton se në total kanë hyrë gjithsej 3.371.766 shtetas, duke pësuar një rritje prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto hyrje, 1.745.547 ishin shqiptarë dhe 1.626.219 të huaj, me rritje përkatësisht 7.3% dhe 5.9%.
Më të vizituarat
QKB, rriten me 7.5% regjistrimet e bizneseve të reja në 6-mujorin e parë të vitit 2026
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikon treguesit statistikorë për periudhën janar–qershor 2026, të cilët evidencojnë një ecuri pozitive të aktivitetit......
Si kanë ndryshuar pagat në Shqipëri? Më shumë punonjës janë zhvendosur në kategoritë me paga mesatare dhe të larta
Shpërndarja e kontribuuesve të punësuar sipas grupeve të pagës mesatare mujore bruto tregon se gjatë vitit 2025 është vënë re një zhvendosje graduale drejt......
Fond Kombëtar Tranzicioni për reformën territoriale - Kostot ekonomike, çfarë pritet të sjellë ndarja e re e Shqipërisë
Reforma e re administrativo-territoriale pritet të shoqërohet me rritje të ndjeshme të kostove për pushtetin vendor. Referuar raportit të mazhorancës mbi......
Dobësohen valutat kryesore – Dollari, Franga e Paundi humbasin pikë
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte negativisht duke regjistruar zbritje të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me......
Eksportet shqiptare, më pak të varura nga Italia/ “Made in Albania” ndërrojnë destinacion, Egjipti surprizon
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, shitjet jashtë vendit u rritën me 6.1%, por zgjerimi nuk u shpërnda njësoj mes partnerëve. Italia humbi peshë,......