Shqipëria Postuar më 4 Maj 2024, 10:19

Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme për fermerët

Nga SCAN TV
Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se wshtw publikuar për konsultim nisma për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”.

Ajo deklaroi se përmes këtyre ndryshimeve ligjore synohet rregullimi i procesit të regjistrimit të farave të importit që hyjnë në vend dhe përdoren nga fermerët vendas.

Denaj theksoi gjithashtu se “përpos lehtësimit të procedurave për regjistrimin e varieteteve të farave të reja në Katalogun Kombëtar, ul kostot e panevojshme për fermerët duke garantuar njëkohësisht fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg”.

Sipas Denaj ky proces mendimi i profesionistëve, ekspertëve dhe vetë fermerëve është i rëndësishëm, ndaj i fton të gjithë që të paraqesin mendimet e tyre në linkun: https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/732.

“Kontributi i secilit prej jush është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në vendin tonë”, tha ajo.

E . S / SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......