Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2023, 13:03

Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë - Meloni: E domosdoshme dhe inovatore. Mund të bëhet precedent!

Nga SCAN TV
Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe

Një ditë pas dritës jeshile nga Këshilli i Ministrave, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbrojti marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve në vendin tonë. Ajo e cilësoi marrëveshjen si inovatore dhe të domosdoshme, dhe sipas saj e majta italiane e kundërshton pasi shpreson në një dështim të qeverisë. Kjo e fundit sipas Melonit do ia dalë të zgjidhë situatën emergjente të emigrantëve të krijuar prej kohësh në Itali.

Meloni shkoi më tej duke shpjeguar se marrëveshja në fjalë mund të kthehet në një precedentë që mund të zbatohet në shumë vende duke respektuar plotësisht të drejtën ndërkombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave në ‘Palazzo Chigi’ përfundoi pas rreth një ore e gjysmë, duke i dhënë dritën jeshile projektligjit për “Ratifikimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimi i bashkëpunimit për çështjet e migracionit” nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.

Në dy qendrat për emigrantët që do të ndërtohen në Shqipëri, “mund të merren vetëm personat e hipur në mjetet e autoriteteve italiane jashtë detit territorial të Republikës apo vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, edhe në vijim të operacioneve të shpëtimit”. Kështu thuhet ndër të tjera në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, e ka dërguar këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërinë dhe Italisë. Kjo parti kërkon nga gjykata deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të këtij protokolli, ndalimin si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin nga Kuvendi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......