Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2023, 15:21

Kultivimi i kanabisit “ndez” shëndetësinë - Deputetët e opozitës kundër: Tërhiquni, pasoja të paparashikueshme

Nga SCAN TV
Kultivimi i kanabisit “ndez” shëndetësinë -

Deputetët e opozitës në Komisionin e Shëndetësisë janë shprehur kundër projektligjit për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye shëndetësore dhe industriale, duke theksuar se kjo iniciativë përkthehet në legalizim të drogës në vend dhe se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete kontrolluese.

Sipas deputetëve, pasojat në shëndet dhe përdorimin pa kriter tek të rinjtë do të jenë të paparashikueshme. Këto argumente kanë shkaktuar debate, ku Ministrja e Shëndetësisë theksoi se qëllimi është kultivimi i kontrolluar i kësaj bime për qëllim eksporti.

Po ashtu deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin se po synohet që kjo nismë të kalojë me nxitim deri më 20 Korrik, gjë që sipas tyre ngre dyshime.

SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......