Europa Postuar më 4 Nëntor 2023, 10:15

Greqia, ndihmë monetare për 1.2 milionë persona - 60 euro në muaj për ata që përdorin energjinë për t’u ngrohur

Nga SCAN TV
Greqia, ndihmë monetare për 1.2 milionë persona - 60 euro në

Në Greqi qeveria do të japër 60 euro në muaj për qytetarët për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Ministri grek i Energjisë, Theodoros Skylakakis, konfirmoi ndihmën emergjente nga 1 janari 2024 për rreth 1.2 milionë konsumatorë të cënueshëm që përdorin energjinë elektrike për t'u ngrohur, si dhe aplikimin e një shtese prej 20% për çdo fëmijë. Ai shtoi se deri më tani shteti ka mbështetur ata që përdornin mjete të tjera për t’u ngrohur dhe jo ata që përdornin energjinë elektrike. Aktualisht, këta të fundit përbëjnë gjysmën e konsumatorëve në vend.

Ministri grek konfirmoi se në vitin 2024 do të ketë një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit bazuar në të njëjtat parime në mënyrë që ndihmat të kenë karakteristika më të mira.

Kostoja totale e kësaj ndihme është 120 milionë euro, ndërsa kriteret e të ardhurave dhe aseteve për ndihmën do të jenë uniforme dhe madje të rritura për familjet me fëmijë. Konsumatorët që aplikojnë do ta shohin ndihmën në faturat përkatëse të konsumit si zbritje, pasi nuk do të jetë paradhënie.

Gjithashtu, nga 1 janari 2024, të gjithë konsumatorët do të duhet të zgjedhin një tarifë. Konsumatorët që nuk zgjedhin do të kalojnë automatikisht në tarifën speciale të përbashkët, e cila do të jetë e njëjtë për të gjithë furnizuesit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......