Europa Postuar më 7 Shkurt 2024, 13:43

Fermerët italianë pritet të protestojnë në rrugët e Romës në ditët në vijim!

Nga SCAN TV
Fermerët italianë pritet të protestojnë në rrugët

Më shumë se 2000 kamionë fermash do të zbresin në kryeqytetin italian deri në fund të javës për të protestuar kundër mungesës së rregullimit të importeve nga jashtë BE-së.

Fermerët nga disa rajone të Italisë po udhëtojnë në Romë për të kërkuar një kufizim të importeve nga jashtë Bashkimit Europian, ndërsa bujqësia italiane bashkohet me homologët e tyre europianë në protestë kundër politikave mbarë-evropiane dhe të brendshme.

Dhjetëra traktorë janë mbledhur tashmë në periferi të Romës, ndërsa presin që fermerët e tjerë t'i bashkohen. Disa kanë udhëtuar për 10 orë për të arritur në destinacionin e tyre, por ata thonë se ia vlen për të tërhequr vëmendjen e qeverisë.

Më shumë se 2000 kamionë pritet të arrijnë në kryeqytetin italian deri në fund të javës.

Fermerët italianë thonë se po humbasin fitime pasi importet më të lira nga vendet jashtë BE-së vazhdojnë të rriten.

Ata po protestojnë gjithashtu kundër ndikimit që politikat e BE-së për klimën do të kenë në këtë sektor.

​Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......