Europa Postuar më 20 Shkurt 2023, 09:34

Euro e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga deklaratat e BQE për të rritur normat e interesit

Nga SCAN TV
Euro e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por dollari vijon të qëndrojë pranë nivelit më të lartë në të paktën 6 javët e fundit, për shkak se të dhënat pozitive ekonomike në SHBA sugjerojnë se Rezerva Federale do të vijojë me politikën monetare shtrënguese. Volumi i tregtisë gjatë ditës së sotme pritet të jetë i ulët, për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e Ditës së Presidentit.

Të dhënat e publikuara në javët e fundit, konfirmojnë gjendjen e mirë të ekonomisë amerikane, pasi tregu i punës, shitjet me pakicë dhe çmimet e prodhimit rezultuan mbi parashikimet e tregut. Të gjitha këto të dhëna i japin më shumë hapësira Rezervës Federale për të rritur normat e interesit, në mënyrë që inflacioni të shkojë brenda objektivit. Gjatë ditës së sotme, euro gjeti një mbështetje nga deklaratat e dy zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane të cilët thanë se normat e interesit duhet të rriten më tej, për të “ftohur” inflacionin.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, niveli më i lartë në 6 javët e fundit, ndërsa gjatë shkurtit është rritur me rreth 2%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë fundjavës dhe po tregtohet në rreth 24,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1700 dollarë.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat