Si ndryshoi tregu i punës në kulturë? Mbi 33 mijë të punësuar, meshkujt dhe të rinjtë dominuan tregun

Sektori i kulturës ka vijuar të ruajë një rol të rëndësishëm në tregun e punës në Shqipëri edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, bazuar në Anketën e Forcave të Punës, në aktivitetet ekonomike dhe profesionet që lidhen me kulturën rezultojnë të punësuar mbi 33 mijë persona mbi moshën 15 vjeç. Ky numër përfaqëson 3% të punësimit total në vend, duke shënuar një rritje prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2024.
Në krahasim me dy vite më parë, sektori ka zgjeruar peshën e tij në tregun e punës. Në vitin 2023, në aktivitetet kulturore ishin të punësuar rreth 28 mijë persona, ose 2.5% e punësimit gjithsej, ndërsa në vitin 2024 ky numër u rrit në mbi 34 mijë persona, duke përfaqësuar 2.9% të punësimit. Edhe pse gjatë vitit 2025 numri i të punësuarve ka pësuar një rënie të lehtë në raport me një vit më parë, pesha e sektorit në totalin e punësimit është rritur, çka tregon se kultura vazhdon të ruajë rëndësinë e saj në ekonominë shqiptare.
Statistikat tregojnë gjithashtu se punësimi në kulturë dominohet nga meshkujt. Në vitin 2025, ata përbënin 62.8% të të gjithë të punësuarve në këtë sektor, ndërsa gratë vetëm 37.2%. Krahasuar me vitin 2024, kur meshkujt përfaqësonin 54.4% dhe gratë 45.6% të punësimit në kulturë, vihet re një rritje e ndjeshme e pjesëmarrjes së burrave me 8.4 pikë përqindje dhe një ulje përkatëse e përfaqësimit të grave.
Sipas INSTAT, përfaqësimi i grave në sektorin e kulturës mbetet më i ulët edhe në raport me tregun e përgjithshëm të punës. Në nivel kombëtar, gratë zënë 37.2% të punësimit total në ekonomi, ndërsa në sektorin kulturor pesha e tyre vazhdon të jetë më e kufizuar, duke reflektuar diferencat gjinore që vazhdojnë të ekzistojnë në këtë fushë.
Një tjetër tregues me interes lidhet me pjesëmarrjen e të rinjve. Personat e grupmoshës 15–29 vjeç përbëjnë vetëm 15.4% të punësimit total në ekonomi, por në sektorin e kulturës ata zënë 25.1% të të punësuarve. Kjo tregon se aktivitetet kulturore vazhdojnë të jenë një nga fushat ku të rinjtë gjejnë më shumë mundësi punësimi krahasuar me sektorë të tjerë të ekonomisë.
Live TV
Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës
Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që......
Protesta masive kundër mbiturizmit - Majorka përballet me rritje të kostos së jetesës dhe mungesë strehimi
Banorët e Majorkës dolën në rrugë duke protestuar kundër efekteve të mbiturizmit, duke pretenduar se rritja e shpejtë e vizitorëve ka çuar në një kosto......
1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me performancë të lartë, më shumë hapësira për pensionistët
Të ardhurat në skemën e pensioneve kanë rezultuar rritje të vazhdueshme duke krijuar më shumë hapësirë për mbështetje financiare ndaj pensionistëve dhe......
Rama: Të mbrojmë informimin pa tkurrur liritë - Në Tiranë diskutohet për ndërhyrjet e huaja në informacion
Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja po shndërrohen në një nga kërcënimet kryesore për demokracitë dhe sigurinë europiane. Përfaqësues të......

