Hekurudhat, asistencë për përafrimin e ligjeve me BE-në/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

Asistenca teknike që synon përafrimin e legjislacionit të sektorit hekurudhor me atë të Bashkimit Evropian do të kushtojë 641 mijë euro pa TVSH. Tenderi ishte publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të BE-së, ndërsa fitues është shpalur konsorciumi i kryesuar nga kompania serbe EPTISA Southeast Europe, në partneritet me kompaninë spanjolle EPTISA Servicios de Ingenieria.
Projekti financohet përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) dhe do të zbatohet për një periudhë 15-mujore.
Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi kryesor është mbështetja e Shqipërisë në harmonizimin e politikave dhe legjislacionit hekurudhor me acquis të BE-së, si dhe forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve të reja që do të operojnë në këtë sektor. Projekti parashikon hartimin dhe prioritizimin e kuadrit ligjor hekurudhor në përputhje me standardet evropiane, si dhe trajnime dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore.
Ky projekt vjen në një kohë kur Shqipëria po investon në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, me projekte si rehabilitimi i linjës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i degëzimit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Paralelisht me investimet fizike, vendi po avancon edhe me reformat institucionale të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe Kapitullit 14 “Politikat e Transportit”.
Ligji i faljes, kompensohen 10.4 milionë euro detyrime/ Përfitojnë mbi 13 mijë tatimpagues, zbatimi i masave po vijon
Administrata Tatimore ka përfunduar procesin e kompensimit automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në kuadër të zbatimit të......
Distribution of state aid, who benefited? In 2025, 5.4 billion lek of sectoral aid were distributed
State aid for 2025 is mainly focused on sectoral schemes, with tourism holding the main share. According to the annual report approved by the government and......
Is a peace deal with Iran coming? New military actions continue in the Strait of Hormuz
The United States and Iran signaled on Friday that a deal to end their war was close. A senior US administration official said the two sides had agreed on a......
Produktet “Made in Albania” kërkojnë “pasaportë” për në BE/ Cilat janë skemat mbështetësë të Strategjisë industriale 2026-2030?
Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos cilësinë, certifikimin dhe përputhshmërinë teknike si kushte kryesore për rritjen e eksporteve dhe......
USA, impressive start to the World Cup/ Some of Hollywood's biggest names in the stadium
The United States kicked off their World Cup campaign with a dominant 4-1 win over Paraguay in Los Angeles. Goals from Giovanni Reyna and Folarin Balogun,......
Ukraine and Moldova take steps towards EU membership/ EU envoys agree on first phase of talks
Ambassadors from the 27 European Union countries agreed on Friday to advance membership talks with Ukraine and Moldova, with the first phase of negotiations......
Zuckerberg: Meta made a mistake with the advancement towards AI/ Facebook cut 10 percent of its workforce in May
META CEO Mark Zuckerberg has told employees that the social media giant made a mistake in transforming its workforce with artificial intelligence. Zuckerberg......
Rama në festën e PS: Sazani as shitet e as jepet me qira, ishulli do mbetet pronë e shtetit shqiptar
Në aktivitetin e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e Zvërnecit dhe......




