Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2023, 13:53

387 biznese eksportuese lehtësohen nga zhvlerësimi i euros - Deputetët: Nisma është e pamjaftueshme, të ndërhyhet tek sigurimet shoqërore

Nga SCAN TV
387 biznese eksportuese lehtësohen nga zhvlerësimi i euros -

Për shkak të rënies drastike të euros kundrejt lekut, gjë që ka krijuar dëm të konsiderueshëm ekonomik për disa sektorë, 387 biznese eksportuese do të përfitojnë shtyrje të afateve të parapagimit për këstet e tatim-fitimit, deri vitin e ardhshëm. Akti normativ ka kaluar për diskutim dhe është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Por për anëtarët e komisionit, kjo masë lehtësuese nuk është e mjaftueshme për të kompensuar humbjet dhe sugjerohen se ndërhyrje tek sigurimet shoqërore.

Por për qeverinë, opsioni i faljes së kontributeve, shtyrjes së pagesë së tyre apo subvencionimit, nuk është i realizueshëm.

Monedha europiane ka vijuar sërish trendin rënës ndaj monedhës kombëtare edhe gjatë ditës së Hënë, ku referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 102.36 lekë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......