Ulet numri i lejeve të ndërtimit, por rritet sipërfaqja/ Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të zhvillimit me 93 leje

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për tremujorin e tretë të vitit, ku vërehet një zhvillim i dyfishtë në sektorin e ndërtimit. Ndërsa numri i lejeve për banesa dhe hotele ka shënuar rënie, sipërfaqja e totale e parashikuar për ndërtimin rezulton më e larta krahasuar me dy tremujorët paraardhës, sidomos ajo e ndërtimit të banesave.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ndërkohë që sipërfaqja totale e planifikuar arrin në 350,603 metra katrorë. Vlera e projekteve të miratuara, përfshirë ndërtesat dhe punimet inxhinierike, kap shifrën e 15.9 miliardë lekëve, duke regjistruar ulje nga tremujori i kaluar, edhe pse vlera që i përket ndërtimit të banesave paraqitet në rritje.
Ndërtimet për qëllime banimi vijojnë të dominojnë aktivitetin ndërtimor në vend, me 231 leje dhe një sipërfaqe prej 273,190 metrash katrorë. Kategoria e ndërtesave jo-rezidenciale, ku përfshihen hotelet, ndërtesat tregtare dhe ato industriale, përbëhet nga 58 leje me një sipërfaqe totale prej 77,413 metrash katrorë. Qarku i Tiranës vijon të jetë epiqendra e zhvillimit ndërtimor, duke kryesuar listën me 93 leje të reja dhe 252,026 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi duke përbërë shumicën e hapsirës të miratuar në lejet e ndërtimit në rang vendi, çka reflekton kërkesën e lartë për ndërtime të reja në kryeqytet.
Rritje e vlerës së projekteve është vërejtur edhe në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër, megjithatë këto shifra nuk lidhen domosdoshmërisht me rritjen e ndërtimeve për banesa apo biznese, pasi përfshijnë edhe projekte infrastrukturore si rrugë dhe autostrada.
INSTAT sqaron se procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit përfshin disa institucione përveç bashkive. Për shkak se ende nuk ekziston një raportim i unifikuar nga të gjitha këto institucione, të dhënat e publikuara për këtë tremujor bazohen vetëm në burimet bashkiake. Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.
Më të vizituarat
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......
Ibrahimaj: Investimi i “Lutech” konfirmon potencialin e Shqipërisë si qendër e inovacionit dhe teknologjisë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të kompanisë “Lutech” në Shqipëri, në prani......
