Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë

Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna historike që nga viti 1955 deri në vitin 2025. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në një pozicion relativisht të favorshëm në krahasim me vendet e tjera. Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 79.95 vjeç, ku femrat jetojnë mesatarisht deri në 81 vjeç, ndërsa meshkujt rreth 78 vjeç. Këto të dhëna e rendisin shtetin në vendin e 47-të nga gjithsej 201 vende të botës.
Në rajonin e Ballkanit, situata paraqitet me dallime të lehta mes shteteve. Bosnje-Hercegovina ndodhet në vendin e 58-të me një jetëgjatësi mesatare prej 78 vjetësh. Në këtë shtet, femrat jetojnë deri në 81 vjeç, ndërsa meshkujt afro 74.8 vjeç. Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 69-të, me një jetëgjatësi mesatare prej 77.6 vjetësh, ku për femrat kjo shifër arrin në 79.8 vjeç dhe për meshkujt në 75.4 vjeç. Mali i Zi ndodhet në vendin e 71-të, me një jetëgjatësi të përgjithshme prej 77 vjetësh.
Edhe këtu vërehet një diferencë gjinore e ngjashme me vendet fqinje: femrat jetojnë mesatarisht 80 vjeç, ndërsa meshkujt 74 vjeç. Serbia, nga ana tjetër, ndodhet në fund të listës për Ballkanin dhe në vendin e 75-të në rang global, me një jetëgjatësi mesatare prej 77.1 vjeç. Gratë jetojnë rreth 80 vjeç, ndërsa burrat mesatarisht 73.8 vjeç. Ajo që bie në sy është fakti se Shqipëria kryeson në rajonin e Ballkanit për jetëgjatësinë mesatare, duke lënë pas të gjitha vendet fqinje.
Raporti zbulon gjithashtu tendencat globale, ku në krye të listës për jetëgjatësinë më të lartë qëndron Hong Kongu, me një mesatare prej 85.7 vjetësh. Menjëherë pas tij vijnë Japonia dhe Koreja e Jugut, me jetëgjatësi mesatare përkatësisht 85 dhe 84.5 vjet.
Në kontinentin europian, tre nga shtetet me jetëgjatësinë më të lartë janë Zvicra, Italia dhe Spanja. Zvicra udhëheq me një mesatare prej 84.23 vjetësh, pasuar nga Italia me 84.03 vjet dhe Spanja me 83.96 vjet. Këto vende dallohen për sisteme të fuqishme shëndetësore, mirëqenie sociale të lartë dhe ushqim tradicional mesdhetar që njihet për përfitimet shëndetësore.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



