Të huajt rritën turizmin në kampingje/ Çmimet e lira e kthyen Shqipërinë në destinacion të preferuar

Turizmi shqiptar po njeh përmirësime të dukshme gjatë gjithë kohës, si në rritjen e numrit të netëqendrimeve, ashtu edhe në shtimin e fluksit të vizitorëve. Vera mbetet sezoni më turistik në vend dhe periudha më e favorshme për zhvillimin e turizmit të kampingjeve, çadrave apo rulotave të argëtimit. Veçanërisht në disa zona të caktuara të Shqipërisë, ky lloj turizmi është shumë i përshtatshëm, pasi mungojnë hotelet dhe njëkohësisht ruhet më mirë mjedisi natyror.
Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT-it në lidhje me numrin e netëve të qendrimint nga shtetasit e huaj në këtë formë turizmi, shihet se numri është rritur me rreth 41.8% krahasuar me verën e kaluar, duke regjistruar afro 10 mijë netëqendrime më shumë se gjatë verës së vitit 2024. Për të dyja vitet, muaji gusht ka qenë ai që ka shënuar numrin më të lartë të qëndrimeve.
Ndërkohë, sipas statistikave për netëqendrimet e vizitorëve rezidentë, vërehet një ulje prej rreth 3,200 netëqendrimesh më pak. Mesa duket, turistët shqiptarë këtë vit kanë preferuar struktura të tjera akomodimi, ndryshe nga vera e kaluar.
Një nga arsyet pse të huajt po zgjedhin gjithnjë e më shumë këtë formë turizmi lidhet me dëshirën për aventurë dhe përvoja më autentike, por edhe me kostot e ulëta që ofron Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara nga revista ndërkombëtare Camping.Info, vendi renditet si destinacioni me çmimin më të përballueshëm për kamping në rajon. Mesatarisht, një natë qëndrimi në një kamping shqiptar kushton rreth 14.18 euro, shumë më pak se në vendet fqinje. Për shembull, në Serbi çmimi arrin në 20.69 euro për natë, ndërsa në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut varion përkatësisht në 18.60 dhe 17.90 euro.
Këto shifra tregojnë qartë se Shqipëria ofron jo vetëm një përvojë të këndshme natyrore dhe mikpritëse, por edhe një alternativë ekonomike për udhëtarët që kërkojnë pushime në natyrë me buxhet të arsyeshëm.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



