Shqipëria “tërheq” më pak BE, por më shumë rajon/ Ndërmarrjet e huaja në vend. Italia bie në numër, por jo në fuqi

Në vitin 2024, harta e kapitalit të huaj në Shqipëri shfaq një zhvendosje të dukshme të peshës nga vendet e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera. Edhe pse numri total i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit lehtë, nga 6,938 në 7,007, pesha e vendeve të BE-së ra nga 63.1% në 60.7%, pasi numri i tyre zbriti nga 4,378 në 4,253. Në të kundërt, shtetet e Ballkanit Perëndimor u rritën nga 761 në 831 ndërmarrje, duke e çuar peshën e tyre nga 11.0% në 11.9%, ndërsa shtetet e tjera u zgjeruan nga 1,799 në 1,923 ndërmarrje, ose nga 25.9% në 27.4% të totalit.
Në nivel shtetesh, rritjen më të fortë e shënoi Kosova, me 63 ndërmarrje më shumë, e ndjekur nga Turqia me 50, ndërsa rënia më e madhe u regjistrua te Italia, me 96 ndërmarrje më pak, megjithëse ajo mbetet vendi më dominues në treg. Rënie pati edhe për Greqinë, Zvicrën dhe Austrinë, ndërsa Gjermania mbeti thuajse në të njëjtin nivel. Këto lëvizje tregojnë se, ndonëse boshti europian mbetet përcaktues, pesha relative e tij po zbehet lehtë, ndërsa po rritet prania e kapitalit rajonal dhe e investitorëve nga vende jashtë BE-së.
Megjithatë, Italia vijon të mbetet shtylla kryesore e kapitalit të huaj në Shqipëri, ndërsa Kosova po fiton terren me ritëm të dukshëm në numrin e ndërmarrjeve që operojnë në vend. Rreth 2,930 ndërmarrje ishin me pronësi ose bashkëpronësi italiane. Kjo do të thotë se rreth 41.8% e këtij kontingjenti lidhet me Italinë, çka e mban vendin fqinj në rolin e aktorit dominues të kapitalit të huaj në ekonominë Shqiptare.
Pesha italiane nuk matet vetëm me numrin e ndërmarrjeve. Brenda grupit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, Italia zë 46.8% të punësimit dhe 25.6% të shitjeve neto, duke mbetur lojtari kryesor në aktivitetin ekonomik të këtij segmenti.
Sa i përket vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shënuan secila nga 4 ndërmarrje më shumë, përkatësisht nga 162 në 166 dhe nga 22 në 26, Bosnje Hercegovina mbeti në 12, ndërsa Serbia ra lehtë nga 46 në 45.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



