Shqipëria, “atdheu” i dytë i italianëve? Në 4 muajt e parë të vitit hynë rreth 301 mijë shtetas

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, pas shqiptarëve të Kosovës që tradicionalisht kryesojnë në numrin e hyrjeve në Shqipëri, italianët janë të dytët për nga numri i vizitave në vend. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, kanë hyrë në territorin shqiptar plot 301,457 shtetas italianë, duke shënuar një rritje prej 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan rreth 281 mijë hyrje. Theksojmë se në vitin 2023 dhe 2024 pati respektivisht rreth 950 mijë dhe 1.2 milionë shtetas italianë.
Muaji më i ngarkuar ka qenë Prilli, me afro 96 mijë vizitorë italianë, i ndjekur nga marsi me rreth 78 mijë hyrje. Në krahasim, janari dhe shkurti patën shifra më të ulëta, me shkurtin si muaji me më pak vizitorë nga Italia.
Ky fluks në rritje nuk lidhet vetëm me turizmin sezonal. Gjithnjë e më shumë italianë po vijnë në Shqipëri edhe për arsye ekonomike, pune apo investimesh, pasi në vend ka një numër të konsiderueshëm biznesesh italiane. Përveç kësaj, çmimet më të ulëta në shërbime, veçanërisht në disa fusha shëndetësore, po e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për qytetarët italianë, sidomos për ata në moshë të tretë, që po e shohin vendin tonë si një alternativë të leverdishme për të jetuar.
Të dhënat tregojnë një ndërlidhje gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe Italisë, jo vetëm përmes turizmit, por edhe përmes lidhjeve sociale, ekonomike dhe kulturore. Kjo prirje pritet të vijojë në rritje, sidomos gjatë muajve të verës, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në sektorë si turizmi, tregu i pasurive të paluajtshme dhe shërbimet private në vend.
Live TV
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......



