Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon

Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur kuota zgjedhore dhe politika të posaçme mbështetëse. Si rezultat, në vitin 2025 gjashtë vende kanë arritur barazi të plotë gjinore ose madje një numër më të lartë grash sesa burrash në dhomat e ulëta të parlamenteve të tyre.
Shqipëria renditet si një histori suksesi në rajon. Sipas raportit Women In Parliament, që analizon periudhën 1995–2025, vendi ynë ka bërë një përparim të ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 22-të nga 168 vende të marra në shqyrtim, me një rritje prej rreth 29.3% në përfaqësimin gjinor gjatë këtyre 30 viteve. Ky progres e vendos Shqipërinë mes vendeve që kanë forcuar dukshëm rolin e grave në politikë. Ndër fqinjët, Maqedonia e Veriut rezulton vendi me rritjen më të madhe përqindore, duke reflektuar një dinamikë pozitive në rajon.
Për sa i përket mandatit aktual, Shqipëria ka 49 gra deputete, të cilat zënë 35% të vendeve në parlament. Kjo shifër e afron vendin tonë me standardet europiane dhe e pozicionon më lart se mesatarja e Bashkimit Europian: sipas Eurostat, gratë në vendet e BE-së përfaqësojnë rreth 33.4% të vendeve parlamentare. Në krye të klasifikimit europian qëndrojnë vendet nordike Suedia (45.6%), Finlanda (45.5%) dhe Danimarka (44.7%), të cilat vijojnë të jenë modele të përfaqësimit të lartë gjinor.
Ndër vendet e rajonit, Serbia ka një përqindje edhe më të lartë se Shqipëria, me 37.2% gra në parlament, ndërsa Mali i Zi ka treguesin më të ulët, me vetëm 19%, duke reflektuar sfida të vazhdueshme në përfaqësimin e grave në politikën malazeze.
Bazuar në të dhënat e INSTAT që prej vitit 1950, tregon se rruga drejt barazisë gjinore në politikë nuk ka qenë lineare. Ndër vitet me përfaqësimin më të ulët shfaqet viti 2001, me vetëm 9 gra deputete, një prej pikave më të dobëta të përfshirjes femërore në jetën politike shqiptare.
Në kontrast të plotë, viti 1974 mban rekordin historik me 83 gra në parlament, një shifër që nuk është arritur më që prej atëherë.Pas viteve 2000, sidomos pas vitit 2017, konstatohet një rritje e qëndrueshme dhe graduale e pranisë së grave në parliament.
Të gjitha këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të një parlamenti më gjithëpërfshirës, me raport më të balancuar gjinor, duke e afruar vendin me standardet europiane dhe ndërkombëtare.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



