Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve

Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for National Statistics (ONS).
Në sektorin e shërbimeve, raporti i ONS evidenton një rritje të dukshme të vëllimeve tregtare. Britania ka eksportuar drejt Shqipërisë 71 milionë paund në shërbime transporti, të ndjekura nga 50 milionë paund në shërbime udhëtimi dhe turizmi, që përbëjnë së bashku mbi 70% të të gjithë shërbimeve të eksportuara.
Në rritje janë edhe shërbimet e pronësisë intelektuale dhe ato të biznesit, duke reflektuar një interes në rritje për bashkëpunime profesionale, konsulencë dhe teknologji.
Nga ana tjetër, shërbimet që importon Britania nga Shqipëria janë po aq të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në krye qëndron turizmi, me 106 milionë paund, që përbën pothuajse 70% të totalit të importeve të shërbimeve.
Kjo shifër tregon se britanikët po e zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion udhëtimi, trend që lidhet me çmimet konkurruese, natyrën e paprekur dhe promovimin e vazhdueshëm të vendit në tregjet europiane.
Shërbimet e transportit (30 milionë paund) dhe ato të biznesit (11 milionë paund) vijojnë listën, ndërsa edhe sektori publik dhe ai i komunikimeve po fillojnë të fitojnë terren.
ONS thekson se shërbimet qeveritare të importuara nga Britania u rritën me 33.3%, çka sugjeron zgjerim të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.
Rritja e investimeve britanike në Shqipëri, veçanërisht në turizëm dhe infrastrukturë, mund të përshpejtojë më tej këtë trend pozitiv në vitet e ardhshme.
Makina, pije dhe ushqime eksportet kryesore britanike drejt Shqipërisë.
Në krye të listës së mallrave që Britania eksporton drejt Shqipërisë qëndrojnë makinat të cilat në fillim të vitit renditeshin në fund të listës, me vlerë rreth 2.8 milionë paund, ndonëse kanë pësuar një rënie me 32.9% krahasuar me vitin e kaluar. Pas tyre renditen pijet dhe duhani (2.6 milionë paund), ushqimet e ndryshme (2.2 milionë paund) dhe makineritë e specializuara, që kanë shënuar një rritje prej 25.3%.
Edhe pajisjet e zyrave vijojnë të përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të eksporteve britanike, me vlerë 2 milionë paund, edhe pse me një rënie prej afro 30%.
Në total, këto pesë kategori përfaqësojnë thelbin e tregtisë së mallrave nga Britania drejt Shqipërisë, duke reflektuar kërkesën e shtuar për teknologji dhe produkte konsumi në tregun shqiptar.
Nga Shqipëria drejt Britanisë dominon tekstili dhe produktet bujqësore
Në anën tjetër, veshjet kryesojnë eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar, me vlerë 2.1 milionë paund, të ndjekura nga frutat dhe perimet (1.4 milionë paund) dhe pijet & duhani (1.3 milionë paund).
Eksportet e drithërave arrijnë në 840 mijë paund, ndërsa këpucët përbëjnë rreth 820 mijë paund, edhe pse kjo kategori ka pësuar një rënie të thellë prej 68% krahasuar me vitin 2024.
Këto shifra tregojnë një strukturë klasike të tregtisë Shqipëri–Britani, ku vendi ynë mbetet furnizues kryesisht i produkteve të industrisë së lehtë dhe bujqësore, ndërsa importon teknologji dhe produkte të konsumit me vlerë të shtuar.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



