Rreth 9 milionë të huaj hynë në Shqipëri/ 8-mujori, dominon turizmi Europian. Rriten vizitat e biznesit

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, muaji gusht ka sjellë një fluks të lartë hyrjesh nga territori i Shqipërisë. Gjatë këtij muaji, në vend kanë hyrë rreth 3.36 milionë shtetas, çka tregon një rritje prej 8.4% në raport me gushtin e vitit të kaluar. Nga totali i hyrjeve, rreth 986 mijë ishin shqiptarë, me një rritje prej 5.1%, ndërsa pjesa më e madhe, afërsisht 2.38 milionë, i takon shtetasve të huaj, të cilët kanë shënuar një rritje prej 9.9% krahasuar me gushtin e vitit 2024.
Nga ana tjetër, edhe daljet nga territori kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit. Sipas statistikave, nga Shqipëria kanë dalë rreth 3.33 milionë shtetas, duke përfaqësuar një rritje prej 12.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Brenda këtij numri, 994 mijë kanë qenë shqiptarë, me një rritje prej 10.3%, ndërsa 2.3 milionë kanë qenë të huaj, duke regjistruar një rritje edhe më të lartë, prej 12.8%.
Nëse i referohemi të gjithë periudhës 8-mujore të vitit, shifrat janë edhe më domethënëse. Në total, në Shqipëri janë regjistruar rreth 8.96 milionë hyrje, një rritje prej 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa dërrmuese e hyrjeve të huaja janë gjeneruar nga rajoni i Europës, me plot 97% të numrit total. Brenda këtij kontinenti, dominon Europa Jugore, e cila zë 77% të hyrjeve të huaja, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 9% dhe Europa Qendrore dhe Lindore me 8%.
Sa i përket arsyeve të udhëtimit, shifrat tregojnë se shumica e shtetasve, plot 99%, kanë hyrë në Shqipëri për arsye personale, që përfshijnë pushimet, vizitat familjare apo aktivitete të tjera të ngjashme. Megjithatë, vlen të theksohet se hyrjet e të huajve për arsye biznesi kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej 23.3%, duke sinjalizuar interesin në rritje të investitorëve dhe sipërmarrësve të huaj për të eksploruar mundësitë që ofron vendi.
Live TV
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......



