Paratë nga emigrantët shkojnë për konsum/ 90% e remitancave përdoren për nevoja bazë, investimet mbeten minimale

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja mbi emigracionin ndërkombëtar në Shqipëri për vitin 2024. Ndër treguesit kryesorë të këtij publikimi zënë vend edhe remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë, të cilat nxjerrin në pah disa zhvillime dhe prirje me interes për ekonominë e vendit.
Remitancat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm financiar, por ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik mbetet i kufizuar, kryesisht për shkak të përdorimit të kanaleve informale të transferimit dhe orientimit të tyre drejt konsumit. Sipas të dhënave, rreth gjysma e familjeve me emigrantë kanë përfituar remitanca gjatë 12 muajve para anketimit, ndërsa për këto familje, të ardhurat nga jashtë përbëjnë mesatarisht 41 % të të ardhurave totale.
Sa i përket burimit të remitancave, rezulton se emigrantët meshkuj dhe ata në moshë më të madhe kanë gjasa dukshëm më të larta për të dërguar para drejt familjeve të tyre, krahasuar me gratë dhe migrantët e rinj. Ajo që bie veçanërisht në sy është mënyra e dërgimit të remitancave. Në shumicën e rasteve, transfertat realizohen përmes kanaleve informale, kryesisht nëpërmjet të afërmve, miqve ose nga vetë emigrantët gjatë vizitave në Shqipëri. Ndërkohë, institucionet formale, si bankat dhe operatorët e transferimit të parave, përdoren si kanal kryesor vetëm në rreth 30% të rasteve.
Dominimi i këtyre formave informale, veçanërisht te emigrantët e kthyer, kufizon zhvillimin e sektorit financiar dhe pengon përfshirjen më të gjerë ekonomike formale. Paralelisht, remitancat përdoren pothuajse tërësisht për mbulimin e nevojave bazë: rreth 90 %e familjeve i shpenzojnë për ushqim dhe shpenzime të përditshme, 36 % për shpenzime shëndetësore dhe 30 % për arsim. Ndërkohë, investimet produktive mbeten minimale, me më pak se 2 % të fondeve të orientuara drejt zgjerimit të bizneseve apo inputeve bujqësore. Në përfundim, të dhënat e INSTAT tregojnë se, pavarësisht rolit të rëndësishëm që remitancat luajnë në mbështetjen e familjeve shqiptare, potenciali i tyre për të nxitur zhvillimin afatgjatë ekonomik mbetet ende i pashfrytëzuar.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



