Paga mesatare në Shqipëri arrin në 83,300 lekë/ Zejtarët dhe punëtorët, surpriza e vitit. Rritje pagash mbi 10 %

Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit me pagë në Shqipëri arriti në 83,300 lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 7.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke konfirmuar vazhdimësinë e tendencës pozitive në tregun e punës.
Sektorët me pagat më të larta mbeten financat dhe sigurimet, informacioni dhe komunikacioni, si edhe administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale. Po ashtu, mbi mesataren kombëtare qëndrojnë aktivitetet e pasurive të paluajtshme, si edhe profesionet teknike, shkencore dhe shërbimet mbështetëse. Rritjen më të madhe e ka shënuar sektori i Ndërtimit, me një rritje të fortë prej 12.8%, ndërsa më e ulëta është regjistruar në administratë dhe shërbimet publike, ku paga është rritur me vetëm 3%.
Edhe tek profesionet vërehen ndryshime të dukshme. Mbi mesataren kombëtare paguhen menaxherët, ligjvënësit, drejtorët ekzekutivë, specialistët me arsim të lartë, forcat e armatosura dhe teknikët. Rritjet më të theksuara janë regjistruar tek zejtarët dhe artizanët, me 10.7%, dhe tek punëtorët e profesioneve elementare, me 10.6%. Ndërkohë, rritjen më të ulët e kanë shënuar specialistët me arsim të lartë, me rreth 5.5%.
Krahasuar me një vit më parë, vërehet një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale, por krahasuar me tremujorin e dytë pesha është rritur. Ndërkohë është shtuar kategoria e punonjësve që marrin paga mesatare dhe të larta. Kjo zhvendosje sugjeron një shpërndarje më të balancuar të të ardhurave dhe një strukturë pagash më të orientuar drejt niveleve të mesme dhe të larta.
Më të vizituarat
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......
Ibrahimaj: Investimi i “Lutech” konfirmon potencialin e Shqipërisë si qendër e inovacionit dhe teknologjisë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të kompanisë “Lutech” në Shqipëri, në prani......
